Letra nga burgu e Fjodor Dostojevskit për të vëllanë: Më kujto pa dhimbje në zemër

22 dhjetor 1849
Në prill 1849, shkrimtari rus me shumë ndikim, Fjodor Dostojevski u arrestua bashkë me disa anëtarë të tjerë të Rrethit Petrashevski, një shoqëri e fshehtë intelektualësh, të cilët mblidheshin rregullisht për të diskutuar për letërsinë e ndaluar nga Nikola I, Perandori i Rusisë. Tetë muaj më vonë, në 22 dhjetor, ata u dërguan në Pallatin Semionov në Shën Petërsburg, ku të tre u lidhën në shtylla, me kokën mbuluar.

Një skuadër pushkatimi ngriti pushkët dhe mori shënjestër. Heshtje totale, e cila u thye shumë shpejt, jo nga tingujt e tërheqjes së këmbëzave, por nga një urdhër për pushkatarët që të ulnin pushkët, në sekondën e fundit, ekzekutimet ishin anuluar dhe anëtarët u dërguan sërish në burg.

Në fundin e asaj dite, Dostojevski i shkruajti një letër vëllait të tij, Mikhail. Në të, ai i përshkruante ngjarjet e paimagjinueshme të asaj dite, i kërkoi të mos shqetësohej për mirëqenien e tij ndërkohë që ndodhej në burg, si dhe i shkruajti që ndihej “i rilindur” si rezultat i asaj përvoje. Dostojevski u lirua pesë vjet më vonë, dhe më pas do të shkruante libra të tillë klasikë, si “Krim dhe ndëshkim” dhe “Vëllezërit Karamazov”.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here