14.2 C
Pristina
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Unë, Isa e Albini!

Shkruan: Atdhe Gjoci

Sot, si asnjëherë më parë mendova t’i futëm zbërthimit të llumit politik në Kosovë, i cili dita-ditës bashkë me vërshimet që po ndodhin, po rritet si për ironi të fatit në kohën e para fushatës elektorale, që më pas do të pasojë edhe humbjen e relikteve të ndryshkura nga korrupsione, nepotizmi, zhvatja krimi organizuar, e çka jo tjetër, dhe fitoren e një pishtari shprese gjithë popullore, i cili deri më tani është i pa provuar.

Po nisem nga “unë” si qytetar, i cili u edukua me idenë se mos sot, nesër do bëhet mirë në vendin tonë. Do të shkollohem, e nesër do të punësohem, do t’i kontribuoj familjes, rrethit e mbarë shoqërisë, por përfunduam të mashtruar, duke e shitur votën për një vend pune dhe këtë duke e bërë për vite më radhë. Nuk më mashtruat një, dy e as tri herë, por më mashtruat për 20 vite rresht.

Nuk më mashtroi Albini. Më mashtroi Isa, Hashimi dhe gjithë strukturat uzurpatore pas luftës.

Sot ndodhemi në prag të zgjedhjeve dhe dua të ju them se si është e mundur të fitosh me premtime boshe, me puqe, me blerje votash, me kushtëzime për vende pune, me premtime se liberalizimi jo që do behet, por ai paska ndodhur pardje, e ne populli i shkretë nuk po e kuptojmë se paska ndodhur. E shumë fenomene të ndyra që i jetësuan jo vetëm klika e ish-punëtorëve të regjimit serb, por edhe “partizanët çlirimtarë”.

I pa precedent është rasti me Isën kur kërkon vota dhe bie ndesh me ideologjinë dhe kauzën e tij, bie ndesh me rikthimin e reciprocitetit, por kjo nuk është gjë e madhe në raport me thymjen e besës që i kishte bërë Rrahman Morinës kur u fut në LDK dhe e la peng kumarllëkun me bashkëpunëtorët e regjimit serb.

Derisa në Beograd festohej “Serbia unike” dhe “Dita e ribashkimit” të saj, rrugët e Kosovës ishin përgjakur nga njësitë speciale të Serbisë.

Nga 23 – 28 mars 1989 u vranë 22 shqiptarë dhe u plagosën rëndë rreth 300 të tjerë. (N.Gjeloshi, fq.107). Diferencimi ideo-politik dhe avancimi i Isa Mustafës s’kishte të ndalur, kur shqiptaret vriteshin ky avancohej nga pushtuesi, dhe lobonte për “Serbinë unike”. Ky njeri edhe pse gëzoi pushtet që nga ajo kohë duke mos u ndarë kurrë nga jeta politike, premtimet, mashtrimet e tradhtitë për asnjë moment të vetëm nuk i la.

Isa edhe presidentin historik Rugova e kishte sabotuar. Ky kërkon edhe sot të marrë pushte duke e përdorur si patericë Avdullahun. Por një gjë edhe me interesante do t’ishte sikur të ishte gjalle Rrahman Morina dhe të kandidonte edhe ai për kryeministër në këto zgjedhje, a do te merrte vota edhe ai? Edhe pse në opinionin gjithë popullorë ekziston bindja se ai ishte tradhtar.

Po Isa? Nuk ishte argat i Rrahmanit?

Me qenë se ishin bashkë dhe i shërbyen të njëjtit sistem, e të dytë ishin kundër popullit të tyre, ai sot kualifikohet si tradhtar dhe ky si shpëtimtar, vetëm se ai nuk jeton më, e ky po. Por sikur te ishte edhe ai gjallë, kam dilemën e madhe se do ta merrnin pushtetin Isa dhe Rrahmani për një arsye të vetme: Në këtë vend fatkeqësisht ka ende njerëz që mendojnë serbisht, dashurojnë serbisht, madje edhe ëndrrat serbisht i shohin.

Po ndalem pak edhe te Albini:

Albini është “tradhtar” sepse kur përfaqësoi UÇK’në dhe u zu rob, u torturua dhe nuk u bë me ish kolegët tu te regjimit serb.

Albini është “anti-kombëtar” se e dorëzoi pushtetin pa dhunë edhe pse ju ia bëtë puçin në kohë të krizës pandemike.

Albini është “tradhtar” se nuk e votoi Gjykatën Speciale.

Albini është anti-amerikan vetëm se nuk iu servilos atyre që sot po e kallin Amerikën dhe vetë amerikanët kërkojnë shkarkimin e tyre.

Ju jeni pro-amerikan bashkë me klanin e “partizanëve” të pas luftës që e doni Amerikën më shumë se vet amerikanët.

Albini është “tradhtar” se rezistoi dhe kontribuoi në Kosovë, e nuk u bë endacak nëpër mërgatë duke mbledhur para për Kosovën e pastaj keqpërdorur e vjedhur tre përqindëshin që mërgata e dha me shumë mund e sakrificë.

Albini të tradhtoi kur “iku” brenda nate dhe bëri koalicion me “klanin pronto”, ani pse ju po aludoni se pikërisht ky klan ju vrau aktivistët e LDK’së, dhe sot thoni se “nuk jemi në garë me konkurrentët politikë, por me shkatërruesit e shtetit”.

Isë, për kë e keni fjalën?

Për veten dhe “klanin pronto” që për 20 vjet rresht e ndërtuat të gjymtë një copë shtet edhe këtë s’doni t’ua rrënojë askush?

Pa merak Isë se edhe po të dojë dhe të mund ta rrënojë s’do të mund ta shkatërrojë sa e keni shkatërruar e poshtëruar ju dhe argatët tuaj të dy krahëve për 20 vjet rresh, dhe ti që 30 e ca vite personalisht.

A po lajmërohet Izraeli për qatë njohe apo në fushatë do të na njohë, jo me pak se njëzet herë. Albin, kujdes me Grenellin e Trampin se po na ç’njehë Izraeli.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Verified by MonsterInsights