Rrahman Jasharaj po lyp pare, kryeministri po lyp bela!

Shkruan: Kimete Berisha

Albin Kurti po e paguan belanë me pare.
‘Ti lypës e unë përderës’: asnjërit s’ka kush ua jep atë që po e lypin.
– I quan analfabetë – mësimdhënësit durojnë.

– I nënçmon dhe i braktis – mjekët e inferkierët durojnë..
– Administratën e quan ‘të poshtër’, por administrata nuk e prishin qetësinë ‘Po thu që jemi të poshtër, a’!
Nuk thotë 80 ose 90 për qind, por thotë 83 për qind e administratës janë qenie politike.

I ka numëruar.
Duhet të jemi qenie apolitike?
– I fyen diasporën- ata vazhdojnë t’ia financojnë fyerjet.
Askush nuk ia jep atë qē e lyp -belanë.

Askush nuk e merr seriozisht, aq seriozisht sa të provojë t’ia rrëzojë qeverinë.
As nuk e duan.
As nuk i tutën.
As nuk e marrin seriozisht.
Fol, Makiavel!

Kur nuk të marrin seriozisht – të lënë varur, nuk ta prejnë konopin, pra, Albin Kurti sot e ka veç një armik që mund ta shpëtojë nga vetvetja: Albin Kurtin. Është kryeministër, dhe po prishet me të gjithë përnjëherë – në kërkim të një armiku që ia merr pushtetin me dhunë.

Kryeministri po provokon dhunë dhe luftë qytetare: por askush nuk është i disponuar për të vdekur. Mos ia jepni atë kënaqësi. Kushdo që e rrëzon – e përtrinë, e shpëton.

Lëreni të vuaj.
– Sot, i pashë dy lypës që i ankoheshin njëri-tjetrit për krizën ekonomike.
Ka rënë mëshira në nivelet më të ulta.
Njëri lypës e mblidhte mëshirën në kutinë e zbrazur të Iphon-it, e tjetra lypëse në të Samsungut.

Në lajme, e pashë Kryeministrin që e imitonte të folmen e kryesindikalistit. I ka ardhur shumë mërzi që e ka quajtur ‘vëlla’.

Kur dikush e tëhollon zërin kur e citon dikë-dmth e përbuz.

Vëlla – përdoret për t’iu drejtuar dikujt me ngrohtësi, në mënyrë familjare e miqësore.

Edhe unë e kam mërzi të folmen familjare me njerëz të huaj, sepse është e rrejshme.

Në Institucionet e Kosovës ndodh që zyrtarët e thërrasin njëri-tjetrin: axhë, teze, hallë…e sidomos ‘shoqe’.

Dashnia është aa e madhe, para shpërthimit, sa që gratë e quajnë njëra-tjetrën ‘shoqe’ kurse shokët e ngushtë (më të sinqertë) e quajnë njëri- tjetrin ‘o budallë’!

Neve, na vjen shumë mërzi kur na quajnë ‘zojë’.

T’kish qenë bile që na thërrasin ‘zonjë’, po e theksojnë ‘ö-në, iu teket, të quajnë zojë’.

E kanë marrë zanat, shqiptarët gjithkund dhe gjithkë e thërrasin zojë: ‘jo – zojë’, ‘po – zojë’, ‘fol – zojë’, ‘a mundem me t’ndihmu zojë’!

‘Zojë e ranë’, ‘zojë e shehrit’, ‘ashtin-zojë’, këto janë shprehje që ta kujtojnë një grua bukur të moshuar (pronare ape bashkëpronare e një bunde të bardhë), por e mirëmbajtur, që lëviz, ec dhe flet ngadal.

Taksistët, mjeshtrit, besimtarē të thërrasin ‘motër’ ‘hajde motër’ se u nisëm…për të krijuar besim; kurse në treg të thërrasin ‘kojshike’, që me kriju edhe distancë edhe respekt.

Në butiqe vakzat e gratē të thërrasin ‘zemër’, që më së shumti e kam mërzi.

Njërës, një herë në një dyqan, m’u tek ‘po, zemër’, ‘jo zemër’, dhe kur e pashë qē s’po ka të ndalur, me zë të lart i thashë: ‘Nuk më ke zemër. Mos më quaj ti mua zemër’.,

Sa më shumë që s’duhen njerëzit – aq më shumë e degradojnë dashurinë.

Dashuria është e shenjtë dhe e kisha mbrojt me ligj.

Të rrallë kishin qenë ata shqiptarē që ua kisha ‘dhënë’ lejen të flasim për dashuri.

Rrahman Jasharaj nuk ka pse e quan ‘vëlla’ Albin Kurtin, se nuk e ka vëlla.

Askush vëllaun nuk e thirr vëlla, por e thirr me emër.

Afërsia falls nuk krijohet shpejt, aty për aty me fjalë boshe dhe me shprehje folklorike.

Lypësar nuk je, mëshirë mos lyp, mos e lut.

Që Rrahman Jasharaj e ka lutur kryeministrin për ndihmë tregon se nuk ka prapavijë (siç po thotë kryeministri).

Se, të isha unë në krye të sindilatave do t’i lypja diçka që nuk do të mund të ma jepte: kjo quhet hile!!

Kryeministri nuk e ka obligim moral por e ka detyrë ta zgjidh problemin e grevës në arsim.

Është fakt, e vërtetë e madhe se

; Shqiptarët janë varfëruar shumë, se Kemi nevojë për ndihmë.

E jo, nuk zbutet djalli me fjalë..

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Verified by MonsterInsights