Qe njo për ndryshimin, me do histori personale!

Shkruan: Fisnik Ismaili

Qe njo për ndryshimin, me do histori personale:

Sa isha n’Angli e isha në të 20-tat e hershme, aktivizmi im ka përfshi angazhimin në botimin e revistës ALBANIA për komunitetin shqiptar, në zyrat që QIK (Qendra Informative e Kosovës) të LDK-së, që na pat lanë në shfrytëzim natën. Kur nisëm me e ngucë nga pak Brahimin në do artikuj, na qitën jashtë. U shua revista, në të cilën çdo javë i dhurojshim 2-3 netë punë vullnetare.
Aktivizmi im ka vazhdue duke organizue protesta me studentat tjerë shqiptarë për intervenimin e NATO-s në Kosovë. Në momentin që është futë NATO në Kosovë, kam shkue në luftë. S’e kam ngue as Brahimin kur i zhbajke thirrjet për mobilizim e e mohojke UÇK-në.

S’e kam rrue për Brahimin as kur ka qenë në kulmin e popullaritetit të tij. S’ka pasë Facebook atëherë, por të shamet e shpifjet s’kanë mungue në çdo mënyrë tjetër, sa herë e kam shprehë këtë gjë.

Në luftë, pash gjithçka. Përjetova gjithçka. Isha 25 vjeç. Takova njerëz të mirë, por pash edhe politikë brenda vetë ushtrisë çlirimtare. Luftuem shumë, humbëm shokë të mirë, por korrëm fitore, e cila kish qenë më e thellë e më e bukur sikur të mos kishte politikë e interesa qysh atëherë. Pavarësisht që prej lufte u ktheva në Londër i dëshpëruem në krejt shqiptarët, posaçërisht në dostat e Prishtinës që gjithë kohën e kanë perulë luftën e UÇK-së me e arsyetue tutën e tyne, qat luftë, e qato ditë i mbaj në zemër si ditët më të lumtuna të jetës. Kam me i mbajtë përjetë, edhe kur më vonë i pash do individë që e keqpërdorën për përfitime të veta, e për me ardhë në pushtet.

Jam pas kthye në Kosovë me hapë një biznes 2003, quhet Karrota, me të cilin kam shpresue me e zhvillue industrinë në profesion timin, sa për përfitim si ndërmarrës, aq sa për me kontribue për vendin. Ata që ma njohin profesionin, e dijnë që kam vu standarde të reja në fushën time, deri kulmoi me çmimet më të nalta ne botë për monumentin e pavarësisë, në kohën kur krahu i luftës i pat fitue zgjedhjet.

S’e kam rrue për asnjë pjesëtar të krahut të luftës në pushtet, në kulmin e popullaritetit të tyne. Madje, mbas tanë asaj buje që e bani NEWBORN në botë, Hasha m’pat thanë “hajn”, se iu ka dukë i shtrejtë monumenti i 60,000 eurove, kur Isa i shpenzojke 120,000 në mbikalim te rrethi i flamurit, të cilin kush s’e ka përdorë asnjëherë. Shamjet e shpifjet nga ta s’janë ndalë prej momentit që vendosa mos me ua falë tentimin me ma fëlliqë kontributin për vendin tim.

Kjo, madje, më bani me u futë publikisht në betejë politike me ta, fillimisht me FER në zgjedhjet e 2010, pastaj nga 2011 me Lëvizjen. ku përjetova humbje masive financiare, një herë prej Hashës, që mi tuti krejt klientat edhe më mbeti kompania pa të hyra e staffi pa rroga 7 muej, e pastaj prej vullnetit të mirë me ia ba 7 fushata falas bashkëpatriakëve të mi. Pa Karrotën, Prishtina s’ish fitue në 2013, s’isha ba deputet në 2014, e s’ish dyfishue Lëvizja në fushatën me zemër (koncept kryekëput i imi) para 3 vjetësh, për me mbërri këtu ku është, por që unë s’deshta me qenë pjesë e saj ma, se e pash që s’po don me e ndryshue mendësinë e popullit, por me i ba për vete me çdo kusht tuj u ba si populli.

Gjithmonë i kemi përqeshë këta balat tjerë që fitojshin e dilshin me shllajfitë me kerre, edhe u patëm betue se s’kemi me u ba kurrë si ta. Në gëzimin më të madh të Prishtinës prej çlirimit e shpalljes së pavarësisë, kur u fituen zgjedhjet lokale në 2013, e mbajtëm premtimin edhe e bëmë festën më të dinjitetshme që ky vend e ka pasë ndojherë. Në ndërkohë ndryshuen gjanat edhe e kuptova se më me rëndësi është pushteti, sesa mënyra qysh festohet fitorja (lexo: mendësia e miletit).

Prandej, qysh s’e kam rrue as për Brahimin, as për Hashën në kulmin e popullaritetit të tyne, s’e rruej as për Binin kur krejt i thojnë babë, e ata që dikur e idolizuen të parin, masnej të dytin, e tash të tretin, prapë vazhdojnë me shpifë e me m’shajtë, veç pse s’jam me shumicën.

Si përfundim, s’kemi ndryshue as unë, as ju: unë jam qaj Fisi, që ka lanë shejë edhe në komunitetin tim në Angli si filiz, edhe në brigadën time gjatë luftës, edhe në profesion timin mbas lufte, edhe në skenën politike të dekadës së fundit, kur nime mendova se nisi “ndryshimi”, deri e pash se ndryshim nime s’ka. Ju jeni hala qajo shumica e njajtë, që dilni shllajfitni, çirreni thue se e keni ba namin që fituet edhe e shani secilin që nuk mendon si ju.

Mileti i njajtë po mbetet: asi që mban ymyt që ka me i nxjerrë dikush tjetër prej krize, qysh pritën prej Brahimit, te Kllintoni, te Hasha, e te Bini, sepse është milet që e ka bothën e madhe e priton me punue, kqyrë me vjedhë e me u pasunue shpejt, s’ia duron tjetrit suksesin edhe me mujtë veç e perulë, çdo vit është edhe ma i padijshëm e i pashkollë, e të cilin milet as Bini s’un e nxjerrë prej kësaj gjendje të mjerë, po nuk deshti mileti vetë me dalë.

Mbetet me u pa a po mbusheni mend me i grahë punës me pak fjalë, apo po ju shtin Bini n’dorë e me t’ju nxjerrë në 7 të sabahit jashtë me ba fiskullturë në mraz, masnej me i kapë kacijat me e hujdisë borën që e keni çprishë tuj shllajfitë një natë më herët. Ose ju keni me e korruptue atë, ose ai ka me ju disciplinue juve. E din që bothë s’keni me e rrëzue me naj protestë, se me pasë, ky “ndryshim” kish ndodhë moti.

Në ndërkohë mu m’keni këtu me ma shilue, qysh ma shiluet qe 3 breza udhëheqesish që i prita e përcjella, amo njëkohësisht edhe me m’dashtë kur ju ftoj me e përkrahë luftën e pastër e të drejtë të çlirimtarëve, që është tematika e Monumentit NEWBORN sivjet.

Gëzohuni sonte, e grahni bothës nesër, se Bini magjistar s’asht, me ju hujdisë problemet sa jeni tuj nejtë. Do njerëz hala hahen me mue si në vaktin kur ua ngucsha Brahimin, mandej u banë me Hashimin, e sot i janë kapë Albinit edhe bahen thue se kanë qenë gjithë me të. Ata zor që mun i mëson njeri me punue mas tanë asaj kohe. Me u frye s’pritojnë.

Unë ju nguci qeshtu kanjiherë, ju provokoj, e ju nguci liderin. E ju, sa hini m’shani mue, llogaritni sa punët tjera ma të mira e ma të mençme mundeni me i ba për vendin tuej. Frymëzonu prej punëve që i kam ba ma naltë, e e kuptoni çka asht me u djegë për vendin tand, e jo me djegë guma n’asfallt.

Tuj ua njoftë egon të dyve, shansat janë se Bini e Voci herët a vonë kanë me u cakrrue, e prapë interesat individuale të tyne kanë me ju ngulë juve kepën edhe një herë. Gjatë kam rrnue, për me i kuptue plot do gjona. Ma mirë grahni punës, e mos rrezikoni me i çue do vjet tuj shpresue se dikush tjetër ju nxjerrë prej krize.

Pranomani mendimin ndryshe, se as nuk ju vjedhi paret, as dallavere s’baj, punët e mia i këqyri gjithë, shtetin e respektoj, nuk ka pare që m’blen, nuk ka bir nane që m’tutë, n’profil temin rri, çaj rusi pi, kunxha lëshoj pa u mërzitë a ju dhem a jo. Do jem zëri jusji arsyes, që ju kurrë s’patët koqe me e ngritë, por i kapeni e i nënshtroheni të fortit veç kur e shihni se po fiton.

Po bi, se kam punë për këtë festën tjetër mbas 3 ditësh, që duhet me ju përkujtue se shtetin sivjet keni me e pasë tinejxher (13) për të cilin dikush ka luftue, e juve, sa vazhdoni me u sillë si fëmijë, as Bini vizat s’un ju hjekë.
NEWBORN 13 🖐️
Newborn Monument

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Verified by MonsterInsights