Lypsarët e pasur me salltanete para BE-së

Shkruan: Atdhe Gjoci

Nuk ka gjë me të keqe për eprorin se sa kur mundohesh të shkëlqesh mbi të.

Lypsarët e pasur, dje në Bled, mashtroheshin duke u sjellur e besuar se jeta ka ndryshuar që nga koha e Luigjit të XIV dhe Mediçeve. Lypsarët ishin prijësit më të pasur të vendeve më të varfra evropiane, përjashto një apo dy që ishin aty.

Me korrupsion, nepotizëm e pasiguri.

Me krizën e shpopullimit, me arsim e mjekësi të rënë për toke, e njëmijë halle tjera që kanë vendet e lypsarëve koprracë dhe batutxhinjë, së cili më i pasur e më abuzues me pasurinë e vendit të vet, dje gjeten ankesa e retorikë provinciale se kush më shumë e kush më pak se tjetri, në mënyrën e vet, të fajësojë BE-në për kushtet e vëna.

BE-në e cila ka hallet dhe pasiguritë e veta në rrafshin gjeostrategjike dhe politik.

BE-në e cila rrezikon që edhe vetë të shpërbëhet.

BE-në e cila u ballafaqua me ‘Brexit’, e cila nuk kontrollon dot politikat ekonomike dhe strategjike të vendet që ka brenda.

BE-në, vendet anëtare të së cilës, kush më shumë e kush më shpejt se tjetri, iu përuleshin Putinit dhe gazit të tij.

BE-në, e cila duhet të bjerë një konflikt në rajon që ta nxjerrë nga letargjia. Për ju që dje thurnit batuta, po ua sjellë ndërmend këta shembuj.

Luigji i XIV e pat burgosur për jetë ministrin e ekonomisë, vetëm pse shkëlqeu mbi të në darkën kolosale të shtruar për nder të tij.

Pas pak ditësh, Luigji bëri thirrje që ta burgosin për jetë nën akuzën keqpërdorim të parave publike. Jo që Luigjit iu dhimbsen fondet e vendit, por ai shkëlqeu mbi të atë natë. Por ju mos frikësoni se nuk keni shkëlqye.

Jeta nuk ka ndryshuar as që nga koha e Galileos, i cili për ta shpëtuar kokën, iu desh t’ia atribuonte zbulimet e hënave të Jupiterit, princit Mediç, vetëm që të shpëtonte kokën, ngase shkëlqente mbi të dhe të gjithë princat e kohës, dhe ata ndiheshin të zhvlerësuar para masave popullore nga shkëlqesia e Galileos. Por mos mendoni se ju duhet strehë sigurie në BE për shkak të shkëlqimit tuaj dhe vendeve tuaja. Mos mendoni se me batuta keni zhvlerësuar kënd.

Ata mund të ju duken të dobët, të urtë dhe fragjil, sepse ju jeni të fortë, dinakë, hileqar e shumë të ditur, por, mos harroni se ata vijnë nga forca të mëdha dhe duan të sillen dhe të vlerësohen si të fuqishëm, ndaj ju nuk matemi dot me riskun e mjeranit.

Hiqeshit sikur nuk e keni me aq interes anëtarësimin në BE, e këtë vetëm ne ua besojmë, është e vërtetë e madhe, sepse, ju me kartën e anëtarësimit e shumë premtime e mashtrime të tjera, dilni në gjah votash.

Burrështetasit e vërtetë janë si Janus, Perëndia Romake me dy fytyra si engjëll mbrojtës i të gjitha portave shtetërore. Duhet të shikoni në dy drejtimet në të njëjtën kohë. Duhet të bëheni më dy fytyra, njëra që shikon nga e ardhmja dhe njëra nga e shkuara. Në portën e së ardhmes duhet ta bëni secili nga një BE të vogël në vendin tuaj.

Kombet më të forta janë ato që e kanë ngritë arsimin, mirëqenien, industrinë, ato nuk mjerohen duke lypur dyerve të fuqive të mëdha. Ato janë të forta se kanë shikuar nga e ardhmja, e duan me punë vatanin, jo si ne me retorika t’lodhta e duke e varur shpresën të BE-ja. Ne duhet të aspirojmë për integrim, por me vlera, jo duke u nënshtruar. Në fund fare, BE mund edhe të zhbëhet, por vlerat na mbesin, ato janë të domosdoshme për ne.

Ne, kur nuk e bëjmë shtëpinë tonë, kot mundohem të thurim lavde boshe e sureale duke u shitur mend për të mirat që kanë vendet tona, e që ne nuk jemi meritor për to, ne vetëm se i shkatërrojmë.

Mos harroni se dhe perënditë zemërohen me pushtetin e të pa aftëve.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Verified by MonsterInsights