Kush ma tredhi kryeministrin

Shkruan: Atdhe Gjoci

Shakaxhi po, shoumen po, artist po e po, nikoqir joveç i mirë, por edhe i ngrohtë dhe mu siç i ka hije shqiptarit miqësorë dhe me elemente fisnikrije, ama mashkull pa koqe. Pa burrëri, pa guxim, pa konsistencë, kontravers… mbase inferioriteti ndaj Bernabiqit e bën të tillë. Mos t’i hidhërohemi, i ka pikë të dobët serbët dhe posaçërisht, vëllain Vuçiq.

Dje në hapjen e samitin të Berlinit që po mbahet në Tiranë, kryeministri jonë ani pse pa koqe, pat kondicion t’i bjerë që nga Rusia, Palestina, të merret me Hamasin dhe nuk pat koqe me folë për sulmet terroriste të Serbisë dhe bandave të tyre mbi Kosovën, e cila po rrezikon rajonin.

Shkencërisht shpjegohet, kur njeriu është pa njërën koqe i bije niveli testosteronit dhe pastaj pason rënia e energjisë dhe si e tillë shkakton disa disfunksione të tjera.

Por, me gjithatë, Edi edhe pse i tredhur dhe pa koqe, gjeti energjinë e fundit për ta shpenzuar për Afrikë, Azi e Evropë dhe nuk i ngeli energji për të folur për shtëpinë e vet. Për Shqipërinë e shqiptarëve.

Kur ke një mashkull të tredhur është detyrim i kryefamiljarit dhe familjes të interesohet dhe te dijë çka ka ndodhur me të tredhurin brenda shpije. Dhe pa mëdyshje është obligim ta dijë adresën e tredhësit. Kush të trodhi Edi? Sorosi, Beogradi? Apo ja dhe koqet Bernabiqit të duken më burrërore se ti, dhe vet ngele pa to? Na thuaj kush?.

Kolegji familjarë (parlamenti shqiptarë) duhet me do e mos të kërkojë llogari nga i tredhuri, i cili vërehet hapur se bishtin e ka të zënë, duhet ditur se ku dhe për çfarë interesash tu kapen koqet dhe bishti.

Pse nuk bëhesh burrë dhe të mbash qëndrim dinjitoz, t’i përqapesh realitetit, të mbrosh atë që ta obligon kushtetuta. Pse o njeri pa koqe hiqesh me evropian se vet Scholz-i? Pse u dashka ai të flasë në shtëpinë tonë për hallet dhe rreziqet tona që na kanosen, e t’i të bëhesh prezantues i vlerave artistike teatrale. Në çfarë habitati jeton? Ç’ëndrra të marra sheh me Bernabiqin e Vuçiqin? Në interesa të kujt po bishtënon?

Kur dje shpalose pikturën në hollin e piramidës para burrështetasve e burrecave evropianë e ballkanik, hamendësova në vete dhe thash: Sa e fuqishme do ishte kjo pikturë sikur Edi ta pikturonte veten e tij të zhveshur nga jashtë se nga brena veç je, i depiluar dhe pa koqe, dhe në fund ta shkruente piktori që piktoroi veten dhe motivet e karakterit të tij. Ai së paku nga ne shqiptarët do vlerësohej si piktori më real evropian.

Kush të hidhëroi që e krijove gjithë këtë mllef për token siç e quan ti “të askujt”, apo nuk është hidhërim po interes, apo premtim që ke bërë dhe tani gjasmë i hatruar dhe nën hijen a hidhërimit, mundohesh t’i bësh realitet premtimet. A mos vallë fajet i ka Albini që me rri me naze?

Por, kur e mendova edhe më thellë më doli në pah e kundërta e të pares. Ketë e them me shumë bindje dhe besoj fort në të.

Ty të dhanë krahë, superioritet dhe avantazh ndaj provincialistëve, vet provincialistët inferiorë që ndiheshin ndaj teje, të cilët për njëzet vite rresht siç t’i andej edhe ata këtej, e zhveshën popullin e gjorë. Ata më nuk i ke dhe me gjasë nuk do ti’ kesh në pushtet edhe për dymbëdhjetë vjet tjera. Ngele pa elozhe. Tani ke mbet vetëm. O jo. E paske Abazin, që na doli më prift se vet prifti i kishës ortodokse serbe, i dëshmuar po aq sa ti. Po. Kryetredhuri shqiptar të paska ngel një. Abazi pra. Por që mërinë ta shkaktoi Albini, këtë se luan topi. Albini nuk tu përul, të Albini e gjete vëllain, por jo edhe të vet-nënshtruarin. Te ai nuk e gjete levën që ngreh kauza serbe e që për opinionin t’i shesësh si tujat. Dje po të kishe pas koqe, është dashur të ju tregosh krye hajdutëve të Ballkanit se pse hoqe dorë nga Ballkani hapur. A je bërë pishman? Apo edhe pse s’je bërë pishman dhe nuk je më aty prapa s’ka gjë, se ti nuk bëhesh pishman edhe kur je shumë pishman. Sa kontroverse po aq e lakmueshme për narcizët.

Ps. Më fal për hipokrizinë time që po kërkoj burrëri nga mashkulli pa koqe.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Verified by MonsterInsights