Kush i ka sjellë dëm Shqipërisë, “radari” i Vlorës apo “hajdari” i Hilës?

Shkruar nga Myslim Murrizi

Nuk duhet të kujtohesh për Kodin dhe kodet apo arrogancën e drejtësisë sot, kur po të afrohet halli te menderja jote, por duhet të ishe kujtuar kur arrestoje qytetarë për 10 mijë lekë drita të papaguara apo pse rregullonin një çati, dritare apo derë haleje, megjithëse era e hale-pushtetit tënd po qelbte dynjanë.Ka dy ditë që mediat dhe portalet pranë hajdar-kryeministrit po bëjnë “namin” me videot për hajdarin e Hilës, që të harrohet radari i Vlorës.

Shqiptarët paguajnë taksa që SHISH dhe mbi 1500 punonjës të tij, plus 600-700 bashkëpunëtorë-informatorë, të ruajnë sigurinë e shtetit, të parandalojnë nëpërmjet informacioneve akte terroriste dhe spiunazh e kundërspiunazh ndaj Shqipërisë.Që SHISH të “ruajë”, duke monitoruar, survejuar e përgjuar për qëllime informimi tek krerët më të lartë të shtetit dhe pushtetit, pastërtinë e institucioneve të tjera të shtetit shqiptar, duke u kujdesur që të parandalojë fenomene korruptive dhe abuzuese të qelbësirave të pushtetit dhe ordinerëve që kanë pushtuar në çdo cep administratën shtetërore, por sidomos policinë, tatimet, doganat, kadastrën dhe komisionet e tenderëve.

Fikja e radarit të Vlorës për llogari të botës së krimit dhe në shërbim të plotë të bizneseve të Gysit është shpërdorim detyre dhe nxjerrje e shitje e sekretit shtetëror për interesa të pista të Vlorës me zagarët e hajdar-qeverisë.Ndërsa “ndezja” e hajdarit të Hilës apo ulja e ngritja e hajdareshave të botës së showbiz-it në krevatin e Hilës nuk është asnjë vepër penale, veçse një perversitet psikik i një mashkulli hale që, në mënyrën më ordinere, ka njollosur seksin mashkull dhe i ka dhjerë vetes në surrat e i ka hequr emrin e të qenurit burrë.

Radari i Vlorës fiket dhe ndizet për qindra miliona euro, që grupet kriminale përdorin informacionet e SHISH për të shantazhuar biznese, për të marrë tenderë duke larguar nga gara këdo që u prishte punë, për të vënë gjoba e për të pasur pushtet absolut mbi bazën e informacioneve ndaj kujtdo zyrtari që nuk i bindej çiftit Hyseni-Agasi apo që nuk kalonte nga kolltuku i Gysit.Ndërsa hajdari i Hilës dhe hajdareshat e muzikës, artit apo “kulturës” punojnë pa tenderë, pa qindra miliona euro, pa kërcënuar e rrëmbyer biznesmenë për shantazh.

Siguria e shqiptarëve dhe besueshmëria e shtetit para syve të aleatëve të NATO-s dëmtohet vetëm nga radari i Vlorës, jo nga hajdari i Hilës.Prandaj boll se na hapët barkun duke u bërë si “kineastë pornografikë” të gjithë e duke menduar se çfarë keni “zbuluar”, kur në fakt çdo video është e publikuar dhe mendoj që është e filmuar nga vetë hajdar-Hila dhe, për këtë, duhet të merret në hetim për cenim të privatësisë dhe intimitetit të kujtdo qytetareje tjetër, sa kohë që ai vetë nuk e ka problem kalimin si profesion nga kompozimi apo muzika në sektorin e pornografisë, se brenda të njëjtit “zanat” ndoshta i mendon se janë.

Merruni me radarin e Vlorës dhe hajdarin e qeverisë, se për ato paguani dhe keni votuar, jo me hajdarin e Hilës, se ai ta fikë e ta ndezë si të dojë e kur të dojë, sa kohë që gjen vend për “parkim”.Hajdari i qeverisë doli sot dhe, për të rrumbullakosur radarin e Vlorës, dërdëllisi për një “zbulim” të madh që do t’i bënte Kodit të Procedurës Penale, me qëllim që, pas Vlorës, kushdo që fik e ndez radarët e pushtetit të mos arrestohet, duke mashtruar se do ta bëjë në Kod që arresti të jetë masa e fundit shtrënguese dhe për veprat penale që mund të dënohen deri në 5 vjet të mos ketë arrest me burg.

O hajdar i qeverisë,Ashtu është edhe sot Kodi i Procedurës Penale, që arresti me burg është masa e fundit shtrënguese. Bile, ka edhe dy vendime të Gjykatës së Lartë, një të hajdar Dvoranit dhe një të Hajdar-Partizan-Sadushit para 1 muaji, por hajdar-prokurorët që u përzgjodhën si të “pastër” nga mender vetingu i bërë nga 27 fundërrinat që ti dhe sivëllezërit tuaj votuat më 17 qershor 2017, si të dhjerë e të tredhur nga bythec-ambasadorët, nuk po pjerdhin fare për Kodin e Procedurës e për Gjykatën, se po bëjnë biznesin e tyre për gjoba e pazare, duke e shndërruar Shqipërinë nga republikë parlamentare në Republikë Prokurorësh.

O hajdar i qeverisë,
Nuk duhet të kujtohesh për Kodin dhe kodet apo arrogancën e drejtësisë sot, kur po të afrohet halli te menderja jote, por duhet të ishe kujtuar kur arrestoje qytetarë për 10 mijë lekë drita të papaguara apo pse rregullonin një çati, dritare apo derë haleje, megjithëse era e hale-pushtetit tënd po qelbte dynjanë.

Boll ndërseve zagarë portalesh e patronazhistë FB për videot me hajdarin e Hilës që të harrohen audiot dhe videot e radarit të Vlorës, se nëse Dumani ka këllqe dhe e heton me detaje fikjen e radarit të Vlorës e të hapë videot e kolltukut të Gysit, hajdari i Hilës dhe hajdareshat e showbiz-it do të duken si filma vizatimorë.

Tani hap sytë dhe gjeje një skandal tjetër brenda javës, që të kenë me se të merren vegjëlia, ndërsa ti lobo fort me të gjitha mënyrat që di ti e me çdo çmim që të jesh të premten, datë 2 tetor, në ceremoninë që do të mbajë Ambasadori Amerikan, z. Eric Wendt, që të mburresh se je “mik” i Amerikës dhe i Presidentit Trump.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME