14.2 C
Pristina
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Karma dhe politika

Shkruan: Atdhe Gjoci

Përfytyroni se jeni në klasë duke u përpjekur të përqendroni vëmendjen në një diskutim. Ju kujtoni se sa e këndshme ishte të shkonit në takim me të dashurën. Pa pritur kur dëgjoni emrin tuaj të përmendet në klasë, ju e largoni menjëherë vëmendjen prej këtij kujtimi. Ju kërkohet të përkufizoni një temë të shkurtër në dërrase. Fatmirësisht, ju e mbani mend përkufizimin. Pastaj dritat shuhen për t’ju treguar një diagram me anë të një projektori. Kur dritat ndizen, përsëri i hap dhe i mbyll sytë shpejt dhe i mbulon që t’i mbrosh nga drita e fortë.

Pas mësimit, në kohen që po ecën drejt derës, vendos t’i kërkosh shokut që të vijë bashkë me ty në një ndeshje të fortë futbolli. Për të kuptuar se çfarë ndodh në këto skena, neve na duhet t’i kthehemi kronologjisë 20 vjeçare.

Kronologjia na flet edhe për prognoza të rivalëve politikë, por kurrsesi kombëtarë.

Megjithatë basti i rivalit doli të jetë i saktë, mbase edhe t’i e dijë ose dyshojë por, kishe garanca se do e fitojë bastin. Bastin e mbroje me koka të tjerëve me naivitet e shkurtpamësi. Tani që basti humbi të doli gjumi dhe po mendohesh edhe për të tjerët që ikën para teje. Mbase ka gjasa të shpëtosh nga kurthi, por lajmi i zi doli.

Shpëtim me shkëmbim, po kush e di se ç‘vlerë ka shkëmbimi i kokës tënde. Ajo mund të vlejë në mend e tua sa gjysma e Kosovës. Këtë na e dëshmoi edhe Bollton.

Bëre armiqësi të brendshme e miqësi me armiq për copëtime e mashtrim/shkëmbim territoresh. Ruaju nga këta që ju ke bërë mirë se një ditë do të revanshohen e ti e di kujt i ke bërë mirë.

Populli thotë “armiku që falet nuk zihet mik”. Por ti e zure mik me mesitni të vëllait Edvin. Ti e nënvleftësove armikun, por nuk thonë kot: “Nëse armiku është një milingonë, ti vlerësoje si elefant”.

Ti vete e kërkove ndeshjen, madje me presione e miratove edhe zgërdhiheshe, të shtyu garanca, por ja qe po qeshkan edhe të tjerët një ditë. Nuk thonë kot “Qesh mire kush qesh i fundit”.
Po ndeshjen kush do ta fitojë?

Loja po zhvillohet në terren neutral me rival të fortë e arbitër te njëanshëm.

Po si nuk ta nxori gjumin mendimi për të dashurën dhe të mendosh me dashuri edhe për të tjerët, për popullin, për koleget. Të largoheshe nga djallëzia dhe garanca se do shpëtosh i vetëm.

Po sikur të kishim sot ndeshjen në terrenin tonë dhe arbitër korrekt a do fitonim ne..? Po si mund ta bënim ne në vendin tone kur ne e dëshmuam të kundërtën. Po si mund të vetëvritet njeriu me njëmbëdhjetë thika në trupin e tij? Po ç ‘arbitër mund të kemi me ju në pushtet? Me humbje dëshmish madje me kapje të sistemit gjyqësor deri ne nivel të kushtetueses. Me ju në liri ne jemi prapë të humbur. Me klane pronto, uzurpime, plaçkitje kurthe politike, nepotizëm po na thuaj ç’na duhesh? Merri edhe të tjerët me vete, ik çlirojeni vendin ta gëzojë populli lirinë. Ik dhe festojeni liberalizimin e viza për të treten herë. Festa, urime e populli ende me regjim vizash. Ik festoje nga qelia.

Populli të dha një vreshtë të tërë, e ti një kalavesh nuk ua ktheve. Nuk thonë kot se ai që fle me gjarpër nuk duhet të ankohet se e ka kafshuar. Por këtu fajin e ka populli se vet thotë: ” Kur me gënjen një herë fajin e ke ti, kur me gënjen herën e dytë fajin e kam unë”.

Kur lulja ul gjethet nuk kërkon falje ajo kërkon ndihmë. Ti për kundër kësaj e katandise një popull të tërë. Tani po e loz rolin e burrit që qanë, kalit që djersin dhe gruas që betohet. Duheshe të sakrifikoje mjekrrën për të ruajtur kokën, por ti, këtë se bëre. Mallkimi sillet e sillet e i bie mallkuesit.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Verified by MonsterInsights