Kurti diskuton me zyrtarin e NATO-s për Xhandarmërinë dhe prodhimin e municionit në Kosovë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka pritur në takim Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm për Partneritete në NATO, ambasadorin Kevin Hamilton, në vizitën e tij të parë në Kosovë.Në njoftimin e ZKM’së thuhet se Kurti foli për zhvillimet në vend si dhe për prodhimin e municionit në Kosovë.

Zyrtari i NATO’s ka pyetur edhe për themelimin e Xhandarmërisë.“Në pyetjen e z. Hamilton, kryeministri në detyrë Kurti shpjegoi konceptin dhe theksoi nevojën e kësaj strukture në forcimin e sigurisë dhe koordinimit me KFOR-in dhe NATO-n në këtë drejtim”, thuhet në njoftim.
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur dje se është ndërmarrë hapi i parë drejt themelimit të Xhandarmërisë së Republikës së Kosovës, përmes krijimit të një grupi punues që do të analizojë dhe propozojë modalitetet e funksionimit të këtij mekanizmi të ri të sigurisë.Kurti ndërkohë tha sot se detajet e hollësishme do t’i japin shumë shpejt, por që ka kohë që e kanë menduar diçka të tillë.

“Rreth dokumentit dhe grupit punues dhe hollësive sa i përket xhandarmërisë do t’ju njoftojmë shumë shpejt. Ka kohë që ne e kemi menduar këtë gjë, për shkak se një aspekt tejet i rëndësishëm për sigurinë e Kosovës ka të bëjë me një zonë e cila është më shumë se policia e më pak se ushtria. Prej ruajtjes së kufirit, te luftimi i terrorizmit, te mbyllja e çfarëdo shtegu të kontrabandës, e deri te kontrolli i infrastrukturës kritike”, tha Kurti para gazetarëve./Reporteri.net

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME