Djalli po godet!

Shkruan: Atdhe Gjoci

Sot ne jetojmë në një botë të mbushur me plot shqetësime, por edhe me premtime të mëdha për të ardhmen. Është një botë e përfshirë nga ndryshimi, e kërcënuar nga mundësia tmerruese e luftës atomike dhe nga sulmi shkatërrues i teknologjisë moderne mbi mjedisin natyror.

Megjithatë, ne kemi mundësi për ta kontrolluar fatin, për ta bërë më të mirë jetën tonë, gjë e cila do të kishte qenë krejt e paimagjinueshme për brezat e mëparshëm. Si u krijua kjo botë? Pse kushtet e jetës sonë janë kaq të ndryshme nga ato të të parëve tanë? C’drejtime do të marrë ndryshimi në të ardhmen? Këto çështje janë me interes parësor për njerëzimin, një interesim thelbësor për kulturën intelektuale moderne.

Ne sot jetojmë me konspiracionin më shumë se kurdoherë, jetojmë në një kohë me një miliard pyetje e që përgjigjen e saktë nuk e di asnjëri. Ne sot notojmë mbi ujëra të turbullta e të rrezikshëm. Vallëzojmë të çakorduar nën vallen e orkestruar nga djajtë.

Djajtë sot për sot ekuivalent te notes muzikore kanë njeriun. Atyre ju intereson vetëm melodia. Ata janë kudo, jetojnë me ne, janë futur tek ne në shumë segmente të jetës. Bota po kapet përditë, është tërësisht e kontrolluar përmes teknologjive që nxjerrin për të kontrolluar njeriun. Formati i luftës ka ndryshuar, s’ka më luftëra me heshta bajoneta tankse e atom. Sot po organizohet me metoda krejt moderne të pa imagjinuara e të papara deri më sot.

Lufta në të cilën ndodhemi ka ngjallë shumë teori konspirative. Kush e shpiku? Pse e bëri? Cili është qëllimi? Të gjithë heshtazi flasim e mërmërisim diçka rreth kësaj lufte, por të vërteten e dinë vetëm ata lartë.

Disa teori konspirative thonë se u shpik me idenë që të shtyjë njerëzimin nga një rend i ri botëror, e që ky rend ka disa dimensione. Dimensioni i parë që të kontrollohet shumimi i popullsisë në botë, të mbahet nën kontrollë përmes viruseve e jo luftërave klasike. Mendimi dytë flet për mbrojtjen e mjedisit dhe kjo do të jetë si provë për të futur njerëzimin nën kontrollë dhe provë për rrugën që do të ecim në të ardhmen dhe avancimin teknologjik.

Një tjetër konspiracion flet për pasurimin e shteteve më të zhvilluara që do të shpikin ilaçe dhe në këtë mënyrë do ta bëjnë pjesën tjetër të globit të varën nga ta. Por mos të harrojmë se edhe një teori krejtësisht e çuditshme, por edhe interesante, është teoria se fuqitë e konsuliduara ekonomike duan që të fusin një sistem i cili e pamundëson qarkullimin e monedhës jashtë syrit të shtetit dhe futjen në treg te një monedhe digjitale. Duan që kontrollojnë qoftë edhe një lëvizje të njeriut përmes injektimit të çipave, të kontrollohet edhe një cent i mundshëm në mënyrë që paraja e zeze të vdesë bashkë me viktimat e COVID-it.

Të gjitha këto janë teori konspirative pa një të vërtetë të konfirmuar.

E ndër ne shqiptarët për t’i vu kapakun tengjerës e kemi shpik një teori edhe më të çuditshme kinse i gjithë ky alarm me numër të madh të infektuarve po behet sa për të marrë para, jo qe COVID-i ekziston në të vërtetë.

Një naivitet e injorancë e paparë deri më sot. Gomarin e hante ujku nga pas e thoshte bëjë zot ëndërr, se s’donte ta besonte që është e vërtetë.

Ne, që nga paraqitja e rastit të parë më COVID-19 e deri më sot, kemi te vdekur afër 300 persona dhe prapë s’duhet ta besojmë.

Mos u bëj përtac sepse përtacia është armiku më i madh i shëndetit. Çka duhet të ndodhë që ta besosh se ekziston COVID-i? Duhet të vdesësh? Po si të kthehesh pastaj në jetë që të bindesh se ekzistuaka. Njeriu që fsheh gabimin është i gatshëm për ta përsëritur atë. Një situatë shumë serioze për të cilën duhet të mobilizohemi edhe pse vonë, por mos të përfundojmë mjerueshëm.

Djajve tanë të vegjël e të çoroditur ju ka humbur rruga nga interesi i përfitimeve personale, partiake, klanore etj. Winston Churchill thotë “politika është aftësi për të parashikuar, atë që do të ndodhë nesër, javën tjetër, muajin tjetër, vitin tjetër dhe të kesh aftësi që më pas të shpjegosh pse nuk ndodhi”.

Kemi ardhur në gjendje të qeshin të tjerët me ne që të mos qajnë për ne. Por nuk e garanton askush që nesër s’do qajnë për ne me këtë ritëm qe po ecim.

Pas Spanjës, vendi i jonë renditet i pari për të vdekur dhe të infektuar për kokë banori. Në vendet e Bashkimit Evropian, masat për të cilat dikur thoshin se duhet marrë e shpallë gjendje të jashtëzakonshme, tani ato sot as që po përfillen në një situatë krejt të shthurur, të cilës fundin asnjeri s’po ja sheh.

Kur mashtrohesh nga dikush pastaj vjen zhgënjimi, por mos të harrojmë se është kënaqësi e dyfishtë ta mashtrosh mashtruesin.

A do të vijë dita që nesër populli të behët “mashtrues” për një orë të paktën deri të votojë e të mashtrojë mashtruesin dy dekadash. Machiavelli thotë: Një princi nuk i mungojnë kurrë arsyet legjitime për të thyer premtimin e tij.

Aristoteli thotë: Është e vështirë që të ndodhë diçka pa një arsye apo pa një parim. E ç’parime e arsye kanë uzurpatorët tanë kur kemi me nga 250 njerëz të infektuar në ditë e nga 15 të vdekur? Sa duhet të vdesin që këta të marrin seriozisht gjendjen? Është vënë populli në letargji nga mashtrimet e mashtruesve ordinerë, jeton në ëndërr se një ditë do bëhet mirë e disa atë të mirë e shohin vetëm duke ikur nga vendlindja, ëndërr e trisht.

George Carlin thotë: Arsyeja se pse e quajnë ëndrra amerikane është se duhet të jesh në gjumë që ta besosh.

Ne sot as ëndërr as zhgjëndërr s’po e shohim ëndrrën e dikurshme

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Verified by MonsterInsights