Op/Ed

ANALIZË: Epoka e naftës arabe është thuajse në perëndim

Bilancet e tyre nuk kuadrojnë më. Algjerisë i duhet që çmimi i naftës Brent, një standard ndërkombëtar për naftën, të rritet deri në 157 dollarë për fuçi. Omanit i duhet që të shkojë në 87 dollarë. Asnjë prodhues arab nafte, me përjashtim të Katarit mikroskopik, mund t’i kuadrojë llogaritë e tij me çmimin aktual, që vërtitet në rreth 40 dollarë për fuçi. Prandaj disa vende po marrin masa drastike. Në maj qeveria algjeriane ka deklaruar se kërkon t’i përgjysmojë shpenzimet.

Kryeministri i ri i Irakut, një prej prodhuesve kryesorë të naftës, dëshiron të shkurtojë shpenzimet publike. Omani po ka vështirësi aksesi në kreditim pasi agjencitë e rating-ut e kanë klasifikuar borxhin e tij si shumë të keq. Deficiti i Kuvajtit mund të arrijë 40% të PBB-së, niveli më i lartë i botës. Covid-19 ka bërë që të bjerë çmimi i naftës në minimuet historike, pasi njerëzit kanë pushuar së spostuari për të kufizuar përhapjen e virusit. Me rigjallërimin e tregëtive çmimi është ringritur, edhe pse mund të na duhen akoma vit për të regjistruar një pik në kërkesë.

Një shijim i së ardhmes

Por nuk duhen krijuar iluzione. Ekonomitë globale po largohen nga karburantet me bazë fosile. Për shkak të mbiprodhimit dhe të rritjes së konkurrueshmërisë të burimeve të energjisë më të pastra, nafta mund të vazhdojë të kushtojë pak edhe në të ardhmen e afërt. Lëkundja e fundit në tregjet petrolifere nuk është një deformim, por një shijim i së ardhmes. Bota ka hyrë nl një epokë çmimesh të ulëta dhe rajonet më të goditura do të jenë Lindja e Mesme dhe Afrika Veriore.

Liderët arabë e dinin se çmimet e naftës në qiell nuk do të zgjasnin përgjithmonë. 4 vite më parë Princi Trashëgimtar Mohammed bin Salman, që faktikisht qeveris Arabinë Saudite, ka paraqitur një plan të quajtur “Vision 2030” me objektiv emancipimin e ekonomisë së tij të naftës. Shumë vende fqinje kanë versionin e tyre të këtij plani. Megjithatë, “2030 është bërë 2020”, deklaron një këshilltar i Princit. Të ardhurat e naftës në Lindje të Mesme dhe Afrikë Veriore, që prodhon lëng të zi më shumë se çdo rajon tjetër, sipas FMN-së kanë rënë nga më shumë se 1000 miliard dollarë në 2012 në 575 miliard në 2019. Këtë vit vendet arabe do të duhet të fitojnë rreth 300 miliard dollarë nga shitja e naftës, një shifër që nuk mjafton as për të mbuluar shpenzimet e tyre. Nga marsi kanë shkurtuar, taksuar dhe marrë hua para. Shumë po i djegin rezervat në likuiditete që do t’u nevojiteshin për të financuar reformat.

Ata që do të vuajnë do të jenë edhe vendet joprodhuese, që për një kohë të gjatë janë mbështetur mbi fqinjët petroliferë për të punësuar qytetarët e tyre. Në disa vende remitancat e punëtorëve jashtë vendit përbëjnë deri 10% të PBB-së. Tregëtia, turizmi dhe investimet kanë kontribuar në një masë të caktuar në përhapjen e pasurisë, e megjithatë karshi rajoneve tëë tjera, Lindja e Mesme ka një përqindje të rinjsh të papunë ndër më të lartat e botës. Nafta ka ushqyer ekonomi joproduktive, mbështetur regjime të urryera dhe tërhqur ndërhyrje te padëshiruara nga jashtë. Por nuk është e thënë se fundi i kësaj epoke do të jetë katastrofik në rast se do të stimulojë reforma që i japin jetë ekonomishë më dinamike dhe qeverishë më përfaqësuse.

Shpenzime të tepruara

Me siguri qo do të ketë rezistencë, le të fillojmë nga prodhuesit e naftës më të pasur të rajonit, që mund t’i oërballojnë në periudhë afatshkurtër çmimet e ulëta. Arabia Saudite, ekonomia më e madhe e rajonit, ka rezerva valutore me një vlerë prej 444 mijë miliard dollarë, të mjaftueshme për të mbuluar 2 vite shpenzime me ritmin aktual. Por këto vende janë goditur asjhpër nga pandemia, përveçse nga ulja e çmimeve të naftës. Dhe për shumë kohë kanë shpenzuar shumë. Në shkurt, përpara se të shpërthente epidemia e koronavirusit të shpërthente në Gjirin Persik, Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikonte se vendet e Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit (CCG) – Bahrein, Kuvajt, Oman, Katar, Arabi Saudite dhe Emirate të Bashkuara Arabe – do t’i ezauronin 2000 miliardët dollarë e tyre në rezerva brenda 2034.

Që atëhere, Arabia Saudite ka shpenzuar të paktën 45 miliard dollarë të rezerva likuide të saj. Në rast se do të vazhdojë të shpenzojë me këto ritme për 6 muaj të tjerë, kapja e rialit saudit me dollarin do të vihet në vështirësi. Zhvlerësimi do të godiste të ardhurat mbretërore në një vend që importon praktikisht gjithçka. Funksionarët janë të preokupuar. “Ndodhemi përballë një krize që bota nuk e ka parë kurrë në historinë moderne”, pohon Ministri i Financave Mohammed Al Jadaan.

Në tentativën e disiplinimit të llogarive, Arabia Saudite ka shpenzuar një dëmshpërblim për koston e jetës të njohur nëpunësve shtetërorë, ka rritur çmimin e karburantit dhe ka trifishuar taksën për shitjet. Pavarësisht këtyre masave, deficiti i bilancit këtë vit mund t’i tejkalojë 110 miliard dollarët, baraz me 16% të PBB-së. Mund të vijnë taksa të reja, ndoshta mbi bizneset, të ardhurat apo mbi pronësinë tokësore. Por një rritje e taksave mund ta ndrydhë akoma më tej tregëtinë, e gjymtuar nga tentativa e frenimit të koronavirusit. Mbretëria kishte shpresuar se një rritje e turizmit fetar dhe rekreativ të paktën pjesërisht do të kompensonte rënien e të ardhurave nga nafta. Sot ajo shpresë është fantazi. Qyteti i shenjtë i Mekës është mbyllur për besimtarët qysh nga shkurti. Në 2019 pelegrinazhi vjetor kishte tërhequr në vend 2.6 milion pelegrinë; kët vit limiti maksimal i fiksuar është 1000. “Mbretëria është bllokuar nga vetë varësia prej naftës, nga e cila duhet të dalë për të mbijetuar”, pohon Farouk Soussa i Goldman Sachs.

Rikthim në rrugë

Megjithatë, sipas disave, tronditja në shtetet prodhuese e ka një anë pozitive. Vendet e Gjirit prodhojnë naftëm më ekonomike të botës, prandaj përgatiten që blejnë pjesë të tregut në rast se çmimet do të vazhdojnë të mbeten të ulëta. Me ikjen e të huajve, banorët mund të zënë vendet e tyre të punës dhe luftërat që ndodhin në rajon mund t’i binin disa vende që t’i përshpejtojnë reformat. Agjencitë e rating-ut e lavdërojnë rritjen e taksave në Arabinë Saudite si një hap për ta transformuar një ekonomi me bazë rentiere në një ekonomi produktive. Për të siguruar të ardhura të freskëta, liderët sauditë flasin për një valë privatizimesh. Mbretëria ka njoftuar kohët e fundit shitjen e impiantit më të madh të shkripëzimit në botë në Ras al Khair. Por për momentin investitorët duken më shumë të orientuar që t’i nxjerrin të gjitha paratë e tyre nga rajoni.

Ndërkohë grumbullohet zemërimi i opoinionit publik. Sauditët ankohen për taksat e reja, pesha e të cilave mbi sidomos mbi të varfërit. “Pse MBS-ja nuk takson pasanikët?”, ankohen të papunët në rrjetet sociale, duke ju referuar Princit Mohammed me inicialet e tij. “Pse nuk shet jahtin e tij dhe nuk vjen të jetojë si ne?”, pyet një nënë e 4 fëmijëve nga veriu i vendit, ku Princi po ndërton pallate të tjera. Në Irak funksionarët qeveritarë të hidhëruar për uljet e rrogave kanë shprehur mbështetjen e tyre ndaj një lëvizjeje proteste që po kërkon të përmbysë të gjithë sistemin politik. Në Algjeri, ku të ardhurat për frymë kanë zbritur nga 5600 dollarë më 2012 në më pak se 4000 dollarë sot, manifestuesit po i rikthehen rrugëve. Qeveritarët e rajonit nuk mund t’ia lejojnë më vetes blerjen e besnikërisë së opinionit publik.

Protestat kanë rifilluar tashmë në Liban, ku pandemia i kishte pezulluar momentalisht muaj manifestime kundër korrupsionit dhe një ekonomi në kolaps. Libani nuk është prodhues nafte (edhe pse shpreson që të bëhet). Kriza e tij, që këtë vit mund të shikojë një rudhje të mëtejshme më shumë se 13% e PBB-së, është shkaktuar nga pasojat e një rendi ekonomik paslufte tejet të varur nga shërbimet dhe nga një sektor financiar disproporcional. Megjithatë, rënia ekonomike e Gjirit i ka keqësuar gjërat. Një rënie e zgjatur e çmimeve të naftës do t’i bëjë të vuajnë edhe më shumë vendet arabe që nuk e nxjerrin këtë lëndë të parë.

Kontratë sociale e përmbysur

Remitancat nga vendet e pasura me rezerva energjitike janë një spirancë shpëtimi për të gjithë rajonin. Më shumë se 2.5 milion egjiptianë, rreth 3% e popullsisë së vendit, punon në vende arabe që eksportojnë shumë naftë. Për vendet të tjera, shifrat janë akoma edhe më të larta: 5% për Libanin e Jordaninë, 9% për Palestinën. Paratë që dërgojnë në shtëpi përbëjnë një pjesë të konsiderueshme të ekonomive të vendeve të tyre të origjinës. Rënien e të ardhurave petrolifere shpejt do ta pasojë rënia e remitancave. Do të ketë më pak vende pune për të huajt dhe rroga më të ulëta për ata që gjejnë punë. Kjo do të shkaktojë një tronditje të kontratës sociale në vende që janë mbështetur tek emigracionit për të absorbuar qytetarët e papunë. Egjipti shërbente dikur si krah pune jo e kualifikuar në Gji. Në vitet ’80 më shumë se 1/5 e emigrantëve të tij që ndodheshin në Arabi Saudite ishte analfabete. Sot pjesa më e madhe ka një arësim dytësor dhe kuota e të diplomuarve është dyfishuar. Sot Egjipti mezi arrin të përballet me epideminë e Covid-19 pjesërisht edhe pse nuk ka një numër të mjaftueshëm mjekësh: nga 2016 i kanë emigruar më shumë se 10000, shumë në vendet e Gjirit.

Në rast se mundësitë në shtetet prodhuese të naftës do të pakësohen, atëhere shumë të diplomuar mund të mos emigrojnë më. Megjithatë, vendet e tyre të origjinës nuk mund t’i ofrojnë një nivel të mirë jetese. Mjekët në Egjipt fitojnë rreth 3000 paund egjiptianë (rreth 164 euro) në muaj, një pjesë e vogël nga sa fitojnë në Arabi Saudite apo në Kuvajt. Një tepri e të diplomuarve të papunë është receta ideale për shpërthimin e trazirave sociale. Kësaj mund t’i shtohet një fluks bashkëqytetarësh të detyruar të rikthehen në atdhe pas përfundimit të kontratave të tyre të punës. Shumë nuk do të donin ta bënin, pasi emirate si Dubai apo Katari ofrojnë jo vetëm vende pune të mirëpaguara, por edhe shërbime të klasit të parë dhe një sistem qeverisës relativisht të ndershëm. Sipas një sondazhi të Gallup të botuar në janar, vetëm 10% e emigrantëve egjiptianë në zonat më të pasura të Gjirit dëshironte të kthehej në vendlindje.

Edhe bizneset do ta ndjejnë. Prodhuesit e naftës janë edhe tregje të mëdha për vende të tjera arabe. Në 2018 kanë absorbuar 21% të eksporteve të Egjiptit, 32% nga Jordania dhe 38% nga Libani. Kompanitë natyrisht që mund të kërkojnë partnerë të tjerë tregtarë. Megjithatë, gjërat që ecin në këto vende – produkte të derivuara nga nafta, metale dhe produkte kimike – tentojnë që të krijojnë pak vende pune për egjiptianët. Vendet në rajon blejnë një sasi të madhe mallrash me intensitet të lartë pune, si produkte bujqësore, tekstili dhe mallra konsumi. Më shumë se gjysma e televizorëve të eksportuara nga Egjipti përfundon në vendet e CCG-së. Industria farmaceutike jordaneze, që gjeneron më shumë se 10% të eksporteve të përgjithshme tl saj dhe mbështet dhjetëra mijëra vende pune, i dërgon rreth3/4 e eksporteve të saj në vendet arabe prodhuese të naftës. Vende të Gjirit të ridimensionuar e të varfëruar do të kenë më shumë konsumatorë me aftësi të ulët shpenzimi.

Do të kenë edhe më pak turistë të pasur. Në Liban, turistët e ardhur nga vetëm 3 vende – Kuvajt, Arabi Saudite dhe Emirate të Bashkuara Arabe – përfaqësojnë 1/3 e asaj që shpenzohet nga totali i të gjithë turistëve. Pjesa më e madhe e turistëve në Egjipt vjen nga Europa, por turistët nga Gjiri qëndrojnë më shumë dhe shpenzojnë më shumë para në restorante, bare dhe qendra tregtare. Këto vende mund të kërkojnë tjetërkund burime fitimi, por do të jetë e vështirë t’i zëvendësojnë turistët e pasur komshinj. Sauditët e kalojnë verën në Kajro apo në Bejrut, pasi këto qytete janë afër, familjarë nga një pikëpamje kulturore dhe flasin të njëjtën gjuhë me ta. Është e pamundur që sllovenët apo singaporasit të bëjnë të njëjtën gjë.

Një incident historik

Në një farë kuptimi, shtetet e Gjirit janë bërë nyje pushteti dhe influence në Lindjen e Mesme prej një incidenti të thjeshtë historik. Për shekuj me radhë kanë qenë zona të izoluara që mbaheshin falë pelegrinazheve dhe tregtisë së perlave. Ato që qeverisnin rajonin qene kryeqytetet e mëdha arabe të lashtësisë: Kajro dhe Damasku kanë luftuar kundër Izraelit dhe ka udhëhequr rivendikime të nacionalizmit arab. Bejruti ishte një nyje financiare dhe kulturore.

Për këto fuqi të lashta, sot në rënie, raporti me të ardhurit e rinj është i mbrujtur nga një siklet i caktuar. Në një regjistrim të bërë më 2015 Presidenti egjiptian Abdel Fattah al Sisi tallej me pasurinë e Gjirit. I thoshte një

këshilltari që t’i kkërkonte sauditëve 10 miliard dollarë në ndihma financiare, një kërkesë e pritur me një të qeshur. “E pse? Po shpërthejnë nga paratë”, replikonte me një batutë Al Sisi. Kishin qenë shumë bujar me vendin, anipse në mënyrë selektive. Pas 2013, kur Al Sisi ka përmbysur një qeveri islamiste të zgjedhur nga populli, Kuvajti, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe i kanë dhënë Egjiptit ndihma për një vlerë prej rreth 30 miliardësh. Lidershipi sunit në Liban ka qenë për një kohë të gjatë klient i shteteve arabe. Rafik Hariri, që ka udhëhequr vendin pas luftës civile, ka bërë pasuri si kontraktor në Arabi Saudite. I biri i tij Saad, që nga ana e tij ka mbuluar postin e Kryeministrit, ka shtetësi saudite. CCG-ja e ka shpëtuar Jordaninë nga falimentimi dy herë gjatë dekadës së fundit.

Por gjatë viteve të fundit financimet kanë nisur të ezaurohen. Pjesërisht kjo ka ndodhur prej kundërshtive me karakter politik. Nga këndvështrimi i Riadit apo Abu Dhabi, shumë shtete arabe që dikur mbaheshin, tani duken investime shumë të këqija. Sauditët janë të frustruar nga refuzimi i Al Sisi për të dërguar trupa në mbështetje të pushtimit të tyre të turpshëm të Jemenit dhe i riu Hariri është treguar shumë tolerant ndaj Hizballahut, milicisë shiite e mbështetur pjesërisht nga Irani. Reduktimi i shpërdorimit të parave nga ana e tyre pasqyron nga njëra anë zvogëlimin e pasurive të tyre. Egjipti nuk merr më para prej vitesh. Asnjë prej vendeve të Gjirit nuk duket i gatshëm që ta shpëtojë Libanin nga falimentimi. Më 2018 Jordanisë i është lutur që të marrë një paketë ndihmash prej 2.5 miliard dollarësh në 5 vite nga vendet e Gjirit, gjysma e asaj që kishte marrë në 2011. Nuk bëhet fjalë për zhvillime domosdoshmërisht negative: shumë arabë do ta vlerësonin një influencë të huaj më të pakët në vendet e tyre. Por presionet financiare ndaj qeverive të tyre tashmë të debituara do të rriten.

Pekini ka një urë për të shitur

Mund edhe të konfigurohet një ndryshim më i gjerë në politikën e rajonit. Për 4 dekada, Shtetet e Bashkuara kanë ndjekur “Doktrinën Carter”, e cila parashikonte përdorimin e forcës ushtarake për të ruajtur qarkullimin e lirë e naftës në Gjirin Persik. Megjithatë, me Presidentin Donald Trump doktrina ka nisur të lëkundet. Kur shtatorin e kaluar kryqëzërë dhe dronë të prodhimit iranian kanë goditur disa struktura petrolifere saudite, Washingtoit nuk i është dridhur qerpiku. Baterië e raketave mbrojtëse “Patriot” e dërguara në rajon disa javë më pas tashmë janë tërhequr. Jashtë Gjirit, Trump është impenjuar akoma më pak, duke e injoruar të gjithë kaosin në Libi, ku Rusia, Turqia, Emiratet e Bashkuara Arabe (midis të tjerëve) po konkurrojnë kontrollin e saj. Një Lindje e Mesme më pak qendrore në furnizimin global me energji do të jetë një Lindje e Mesme më pak e rëndësishme për Shtetet e Bashkuara. Rusia mund të futet për të mbushur boshllëkun, por interesat e saj rajonale janë të kufizuara, ashtu si edhe vendosmëria e saj për të ruajtur e portin e saj në Mesdhe, atë në Tartus të Sirisë. Nuk do – ndoshta edhe nuk mund – të hedhë në fushë një mburojë sigurie që përfshin Gadishullin Arabik. Kina ka kërkuar që të qëndrojë larg nga politika rajonale, duke ndjekur vetm përfitime ekonomike: kontrata ndërtimi në Algjeri, konçensione portuale në Egjipt, një gamë të gjerë marrëveshjesh në Gjirin Persik.

Megjithatë, me varfërimin progresiv e shteteve arabe, natyra e raportit të tyre me Kinën mund të ndryshojë. Kjo po ndodh tashmë në Iran, ku sanksionet amerikane ua kanë marrë frymën të ardhurave nga nafta. Funksionarët e vendit po diskutojnë një marrëveshje afatgjatë investimesh në bazë të së cilës kompani kineze mund të ndërtojnë gjithçka, nga portet tek telekomunikacionet. Paraqitet si “partneritet strategjik”, por kritikët e tij frikësohen se kjo mund ta çojë Kinën që të kontrollojë infrastrukturat që ndërton, siç ka bërë tashmë në disa vende aziatike dhe afrikane të debituara. Rënia e çmimeve të naftës mund t’ia imponojë këtë model shteteve arabe dhe ndoshta ta komplikojë akoma më shumë atë që mbetet nga raportet e tyre me Uashingtonin. Nëqoftëse i pyesni të rinjtë arabë se ku do të donin të jetonin, ka shumë të ngjarë që do të zgjidhnin Dubain, qw sipas 44% të tyre në një sondazh tw 2019, ishte vendi ideal ku tw emigrohej. E përkufizojnë shpesh admirimin duke bërë krahasime me vendet e tyre. Me të gjitha difektet e tij, Dubai (dhe fqinjët e tij) ofrojnë diçka të pazakontë në rajon: policët janë të ndershëm, rrugët janë të mirëasfaltuara, elektriciteti nuk ka ndërprerje.

Ndërsa ekonomia bie, në Liban të gjithë flasin për emigracion. Megjithatë, në Gjirin Persik ka pak vende pune. “Dubai ka qenë një rrugë dalje”, thotë një grua. “Tani është sikur të ndodheshim në një kurth, pa një plan rezervë”. Të njëjat frikëra bashkojnë të rinjtë në të gjithë rajonin. Rreth 10 vite pas një pemështiës tunizian ka ndezur fitilin e pranverës arabe, frustrimet që kishin detyruar nuk janë zhdukur. Fundi i erës petrolifere mund të çojë në një ndryshim. Ama fillimisht do të sjellë dhimbje.

(nga The Economist)


SHIKO VIDEON