​Nga kërcënimi bërthamor te pakti i vitit 1988: Prapaskenat e njoftimeve SHBA-Rusi para lëshimit të raketave balistike

ushtarak tha se beson se kjo “mund të tregojë një shpërndarje të qëllimshme në disa pika shënjestrimi ose potencialisht kufizime të mëdha sa i përket saktësisë” të kësaj arme.

Banorët e qytetit lindor Dnipro shikojnë dëmet e shkaktuara pas përdorimit të parë të raketës Oreshnik kundër Ukrainës në nëntor të vitit 2024.

Pas sulmit në Bila Tserkva, një bloger ushtarak ukrainas identifikoi atë që ai pretendoi se është vendi i goditjes të njërës prej predhave. Ai e krahasoi kraterin, që kishte madhësinë e një pishine, me fuqinë shkatërruese të një predhe të artilerisë.

Më herët, shërbimet emergjente të Ukrainës kishin publikuar pamje që tregonin garazhe të dëmtuara dhe një zjarr të vogël në Bila Tserkva. Nuk është e qartë çfarë ishte shënjestruar në qytet, por Bila Tserkva është shtëpi e një aerodromi të epokës sovjetike.

Ekspertët besojnë se qëllimi i sulmeve me Oreshnik në Ukrainë është kryesisht psikologjik. “Sulmet duken më shumë se janë një sinjal strategjik sesa përpjekje për të shënuar suksese të rëndësishme [në terren]”, tha Muzyka për Radion Evropa e Lirë.

Podvig shprehu vlerësim të ngjashëm. “Teknikisht, ndoshta mund të shkaktohet ndonjë dëm me shumë predha kundër objektivave të pambrojtura, por sipas mendimit tim kjo ka më shumë të bëjë me dërgimin e sinjalit”.

Pak para sulmit me Oreshnik më 24 maj, Kremlini i kishte bërë thirrje ushtrisë të përgatiste “propozime” për mënyrën e hakmarrjes ndaj asaj që e përshkroi si një sulm ukrainas me dron ndaj një konvikti studentor, ku mbetën të vrarë të paktën 18 persona.

Oreshnik-u është shndërruar në një pikë kyç të propagandës së Kremlinit, i cili ka promovuar shpejtësinë dhe rrezen e tij të veprimit – në të gjithë kontinentin evropian – si dhe aftësinë e armës për bartur koka bërthamore. Mediat shtetërore ruse kanë publikuar kohët e supozuara të fluturimit që u duhen kokave të Oreshnik-ut për të arritur objektiva nëpër Evropë – 20 minuta deri në Londër dhe Paris, 12 minuta deri në Varshavë.

Kjo aftësi bërthamore, dhe një sërë lëshimesh të ngjashme të raketave balistike ndërkontinentale me rreze të gjatë veprimi, duket se kanë çuar në përdorimin e raketës. Më 20 nëntor 2024, një ditë para lëshimit të parë të Oreshnik-ut drejt Ukrainës, SHBA-ja dhe disa ambasada të tjera perëndimore u mbyllën papritur për shkak të “rritjes së rrezikut nga sulmet ajrore”.

Një ditë para sulmit me Oreshnik më 24 maj, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, duke u thirrur në informacione të inteligjencës nga SHBA-ja dhe Evropa, tha se Rusia po përgatitej ta godiste Ukrainën me këtë raketë të avancuar.

Një njësit i raketës Oreshnik i forografuar në një lokacion të paidentifikuar në Rusi në janar të vitit 2023.

Rusia pretendon se i jep “automatikisht” SHBA-së një paralajmërim 30-minutësh para lëshimeve të raketave Oreshnik. Pentagoni ka konfirmuar se ishte njoftuar “shkurtimisht” para sulmit të nëntorit 2024, por Podvig tha se ka gjasa që komunikimi mbi synimet ruse të jetë ndarë me palën amerikane disa orë më herët.

“Është një marrëveshje për lëshimin e raketave balistike që daton nga viti 1988, të cilën të dyja vendet vazhdojnë ta respektojnë dhe pakti kërkon njoftim 24 orë përpara”, tha eksperti i armëve. “Teknikisht, ajo mbulon vetëm raketat balistike ndërkontinentale, por mund ta imagjinoj që për të qenë në anën e sigurt, Rusia dërgon njoftime në mënyrë që këto lëshime të mos interpretohen si lëshime të raketave balistike ndërkontinentale”.

Aktualisht, Amerika ka në fuqi doktrinën bërthamore të quajtur “lëshim pas paralajmërimit”, që do të thotë se SHBA-ja mund të kryejë sulme “hakmarrëse” sapo të detektohen raketat e lëshuara nga një palë tjetër, para se ato të godasin territorin./REL/

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME