Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, bëri një sërë deklaratash në lidhje me Turqinë dhe Presidentin e saj, Recep Tayyip Erdogan, gjatë takimit të tij me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.
Presidenti amerikan foli për nivelin e lartë të marrëdhënieve të tij personale me udhëheqësin turk.
“Erdogani është miku im. Ai është një njeri shumë i fortë”, tha Trump. Udhëheqësi amerikan shtoi se do të merrte pjesë në samitin e NATO-s në Ankara si shenjë respekti për Erdoganin: “Mund ta kisha anashkaluar samitin e NATO-s në Ankara. Po shkoj atje si shenjë respekti për Erdoganin.”
Kur u pyet për shitjen e avionëve luftarakë F-35 Turqisë, Trump u përgjigj: “Do të bëj diçka që do ta bëjë Turqinë të lumtur”.
Udhëheqësi amerikan theksoi rëndësinë rajonale dhe globale të Turqisë: “Njerëzit nuk e kuptojnë sa e madhe është Turqia. Kur bëhet fjalë për Turqinë, gjëja e parë që u vjen ndërmend është Erdogani.”
