Sulmohet ambasada izraelite në Serbi, vritet 1 person

Momente paniku janë regjistruar në ambasadën e Izraelit në Serbi. Mediat në Beograd raportojnë se një person i armatosur me hark dhe shtiza ka tentuar që të sulmojë këtë seli diplomatike.

Nga kjo ngjarje ka mbetur i plagosur një anëtar i xhandarmërisë serbe, i cili ka marrë plagë në qafë, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Sipas raportimeve, xhandari ka përdorur armën e tij për vetëmbrojtje duke qëlluar dhe vrarë agresorin. Polici është transportuar për në urgjencën e Beogradit, ku është kryer dhe heqja e shigjetës nga qafa.

Zëvendëskryeministri i Serbisë dhe ministri i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq, ka vizituar efektivin e plagosur. Autoritetet kanë nisur një hetim për të zbuluar motivet e këtij sulmi.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Verified by MonsterInsights