Senati amerikan kufizon kompetencat e presidentit për luftën me Iranin/ Trump: E pakuptimtë

Presidenti amerikan Donald Trump ka kritikuar Senatin e SHBA-së pasi anëtarët e tij miratuan një rezolutë që synon të kufizojë kompetencat e presidentit për ndërmarrjen e veprimeve ushtarake kundër Iranit pa miratimin e Kongresit. Përmes platformës Truth Social, Trump e cilësoi votimin si “të papërshtatshëm dhe pa kuptim”.

“Irani është në vështirësi të mëdha, gati të shembet… dhe Senati i Shteteve të Bashkuara vendos të zhvillojë një votim të papërshtatshëm dhe të pakuptimtë mbi Aktin e Kompetencave të Luftës”, shkroi Trump.

Rezoluta u miratua me 50 vota pro dhe 48 kundër. Ajo kufizon kompetencat e presidentit për veprime ushtarake ndaj Iranit dhe kërkon ndërprerjen e konfliktit. Votimi ka kryesisht karakter simbolik dhe nuk pritet të sjellë pasoja të menjëhershme ligjore. Mgjithatë disa e shohin si një sinjal politik dhe një distancim i disa senatorëve nga Trump lidhur me menaxhimin e krizës me Iranin.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME