Qeveria i përgjigjet Stanos: Raportin për Banjskën e kemi dorëzuar në BE

Qeveria e Kosovës e sheh shqetësuese dhe të pakuptimtë faktin që edhe pas 9 muajsh që kur u krye sulmi terrorist ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë ende nuk ka aktakuzë nga Prokuroria e vendit ndaj Milan Radoiçiqit dhe në anën tjetër bashkësia ndërkombëtare, përfshirë Bashkimin Evropian, nuk ka ndërmarrë masa ndaj Serbisë.

Kështu ka theksuar zëdhënësi i ekzekutivit, Përparim Kryeziu, në një përgjigje me shkrim për RTK-në, duke komentuar deklaratën e sotme të zëdhënësit të BE-së, Peter Stano. Ky i fundit, sot, në Bruksel, theksoi se “autoritet e Kosovës janë ato që janë përgjegjëse për hetimin dhe më pas ndarjen me neve të raportit të plotë përfundimtar të hetimit. Kjo nuk ka ndodhur ende. Pra, natyrisht nuk mund të vazhdojmë pa pasur rezultate”.

“Si Qeveri e Republikës së Kosovës, brenda kompetencave tona, kemi përpiluar një raport 48-faqësh në lidhje me sulmin terrorist dhe paramilitar, të cilin ia kemi dorëzuar Bashkimit Evropian dhe secilit shtet anëtarë qysh vitin e kaluar. Këtë informacion besoj që zëdhënësi Stano duhet ta ketë. Nëse ai në deklaratat e tij të vazhdueshme e ka fjalën për raportin që duhet të përgatitet nga prokuroria e vendit, atëherë kjo është një çështje për të cilën duhet të kërkojmë përgjigje nga vetë ky institucion”, theksoi Kryeziu.

Ai tutje ka thënë qënbdrimi në liri i kryekriminelit Milan Radoiçiq është rrezik potencial për sigurinë.

“Për ne, mbetet tejet shqetësuese dhe e pakuptimtë që edhe pas 9 muajve, në njërën anë nuk ka aktakuzë nga prokuroria e vendit për Milan Radoiçiq dhe në anën tjetër bashkësia ndërkombëtare, përfshirë Bashkimin Evropian, nuk ka ndërmarrë masa ndaj Serbisë, përkundër fakteve që dëshmojnë përfshirjen e saj në sulmin e 24 shtatorit të vitit 2023. Rikujtojmë që Radoiçiq vazhdon të mbetet i lirë dhe rrezik potencial i vazhdueshëm për sigurinë dhe paqen në rajon”, tha Kryeziu.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Verified by MonsterInsights