Predha nga Lufta e Dytë Botërore në Kaçanik pritet të shkatërrohet, këto janë masat për fshatin Stagovë

Policia më 28 prill kishte njoftuar për gjetjen e një predhe në Stagovë të Kaçanikut që dyshohet se i përket periudhës së Luftës së Dytë Botërore.

Të mërkurën, më 30 prill, policia ka bërë të ditur se me rekomandimin e KFOR-it dhe FSK-së, do të shkatërrohet predha e gjetur në Stagovë.
Për këtë shkak ka vendosur këto masa:

– Zona e rrezikut është vlerësuar me një rreze prej 1000 metrash nga vendi ku ndodhet mjeti shpërthyes.
– Brenda kësaj zone ndalohet rreptësisht qëndrimi i njerëzve. Ndërsa rekomandohet largimi në vend të sigurt i kafshëve dhe makinerive.

Banorët e lagjes “Teneqja” dhe të zonës së kodrës në fshatin Stagovë luten që:
– Të mbajnë dritaret e shtëpive hapur, për shkak të valës së mundshme të shpërthimit, e cila mund të shkaktojë dëme materiale.

– Të largojnë veturat në vende të sigurta si garazhe ose pas shtëpive.

– Shërbimi i Zjarrfikësve dhe Emergjenca do të jenë në gjendje gatishmërie dhe të pranishëm në një zonë të sigurt, për të reaguar në rast nevoje.

– Policia do të njoftojë banorët përreth dhe do të sigurojë që, në datën dhe orët e lartcekura, të mos ketë persona jashtë shtëpive.

Këshillohet që banorët brenda rrezes 1000 metra të largohen nga shtëpitë para fillimit të operacionit dhe të qëndrojnë larg deri në përfundim të eksplodimit.

“Ju lutemi për mirëkuptim dhe bashkëpunim në respektimin e këtyre masave për sigurinë tuaj dhe të të gjithëve. Policia Rajonale e Ferizajt do të bëjë njoftimin me kohë menjeherë pas perfundimit të operacionit”, thuhej në njoftim.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here