Në Prishtinë- 26 vjeçari raporton se djali i hallës i ka gjuajtur me armë shtëpinë dhe veturën

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka raportuar se dikush ka shtënë me armë zjarri në drejtim të shtëpisë dhe veturës së tij.

Sipas Sinjalit rasti është denoncuar nga një 26-vjeçar, i cili ka raportuar se djali i hallës së tij është personi që ka shtënë me armë te shtëpia e tij, e po ashtu edhe në drejtim të veturës së tij.

Bazuar në informacionet e para, nuk ka persona të lënduar nga shkrepjet me armë dhe tashmë janë kryer ekzaminimet e nevojshme në vendin e ngjarjes.

Policia është aktivizuar për të siguruar prezencën e të dyshuarit, por përkundër që e kanë kërkuar, akoma nuk kanë rënë në gjurmët e tij.

Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së tij dhe veturës së tij. Rasti nën hetime”, thuhet tutje në raport.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here