Mbrëmë në Klinë s’kishte qetësi/ Hajnat plaçkisin një market, e plagosin pronari, thyhet edhe një shtëpi

Një grabitje nën kërcënimin e thikës ka ndodhur mbrëmë në një shitore në fshatin Jashanicë të Klinës.Burimet e IndeksOnline brenda policisë kanë thënë se dy persona të maskuar i kanë grabitur pronarit pazarin ditor dhe e kanë ther me thikë në gishta të dorës.

Të dyshuarit kanë ikur në drejtim të panjohur ndërsa njësitet përkatëse të policisë së Kosovës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet përkitazi me rastin.

Policia e Stacionit në Klinë mbrëmë ka marr informatë edhe për një vjedhje të ndodhur në qendër të qytetit.Persona të panjohur kanë depërtuar brenda një shtëpie ku nga aty kanë arritur të marrin gjësende me vlerë.

Policia ka nisur hetimet edhe për këtë rast ndërsa deri më tani nuk ka informacion për identifikimin e kryesve të këtyre veprave./IndeksOnline/

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here