Koreja e Veriut ka kryer testimin e parë të sistemit të armëve të luftanijes së re, shkatërruesit të emërtuar Choe Hyon.
Këtë e konfirmoi agjencia publike e lajmeve, KCNA. Gjatë kolaudimit, të survejuar nga diktatori dhe funksionarë të tjerë të lartë, janë lëshuar raketa lundruese dhe kundërajrore, përveç të shtënave të artilerisë.
“Ka ardhur momenti për Marinën e Koresë së Veriut për të përshpejtuar procesin e armatimit bërthamor, për të ruajtur sovranitetin detar dhe për mbrojtjen kombëtare”, u shpreh Kim Jong un.
Sipas raportimeve të medias koreanoveriore dhe analizave të imazheve satelitore të kryera nga studiuesit amerikan dhe koreanojugor, Choe Hyon është një shkatërruese dhe raketalëshues që peshon rreth 5 mijë tonë, si dhe është e gjatë 140 metra. Bëhet fjalë për luftanijen më të madhe dhe të avancuar të krijuar ndonjëherë nga Peniani komunist dhe është e përshtatur me sisteme modern të lëshimit.
Koreja e Veriut posedon armë bërthamore që përshkruhen rregullisht si një arsenal të nevojshëm për mbrojtje kundrejt stërvitjeve ushtarake agresive të Uashingtonit dhe Seulit.
Kështu raporton media KCNA, duke sqaruar se luftanija do të futet në shërbim në fillim të vitit të ardhshëm. “Ajo do ta bëjë marinën e Koresë së Veriut një sektor thelbësor në mbrojtjen kombëtare dhe një element të deterrencës bërthamore”, theksohet në Penian. Ekspertët amerikanë pranojnë se luftanija mund të pajiset me raketa bërthamore taktike me rreze të mesme.