Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka akuzuar opozitën në Kosovë për certifikimin e Listës Serbe.
Në një postim në Facebook, Haxhiu, ka thënë se Liste Serbe “mbetet bombë e kurdisur në vendin tonë”.
Kur nuk mësohet nga gabimet atëherë krejt çka mbetet është të çuditurit nga manifestimi i vet veprimeve të gabuara në kohë. Kështu në dialog e krijuan në subjekt të Serbisë në Kosovë si Lista serbe, pastaj u varën pafundësisht nga ky subjekt i Beogradit që e ngrente për hunde bash secilën qeverisje, përveç qeverisë Kurti. Lista Serbe ishte dhe mbetet bombë e kurdisur në vendin tonë. Dhe, kjo opozitë sërish pati mundësinë që sadopak të përmirësonte gabimin.
Kishin mundësinë dhe ishte jetike të mos certifikohej për zgjedhje Lista Serbe për aq kohë sa nënkryetarin e kishte organizator dhe prijës së sulmit në Banjskë dhe nuk ishte distancuar kurrë nga ajo ngjarje. Por, e ngritën dorën dhe e certifikuan. Kështu nga gabimi në gabim, pa e kuptuar rëndësinë jetike të veprimit të drejtë, kombëtar e historik”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.