Gjendet një person i vdekur brenda veturës në Sllatinë

Një person është gjetur pa shenja jete brenda një veture në Sllatinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 07:30, kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë brenda një veture në fshatin Sllatinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull.”

Borovci ka thënë se policia po i ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe të ekzaminimit për ta sqaruar ngjarjen.

“Aktualisht policia po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato të ekzaminimit, me qëllim sqarimin dhe ndriçimin e plotë të ngjarjes dhe në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen.”,

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Verified by MonsterInsights