Lulzim Fejzullahu u rrah brutalisht me 14 janar në qytetin e Podujevës.
Ai u rrah nga dy personat e tjerë, ndërsa fillet e zënkës janë te frizeri ku ishin takuar viktima dhe dhunuesit apo më mirë thënë vrasësit e tij, po kjo i mbetët gjykatës me vërtetu edhe ligjërisht, shkruan lajmi.net.
Eh frizeri ku në lokalin e tij filloj zënka në mes Lulzimit dhe dhunuesve të tij ka folur për lajmi.net.
Tutje ai thotë se viktima ishte i qetë deri sa ishin në lokal.
“Lulëzimi ka toleru, ka ecë”, tha ai.
Lulzim Fejzullahu u rrah brutalisht me 14 janar në Podujevë.
Si pasojë e plagëve të rënda, ai menjëherë u dërgua në QKUK për mjekim të mëtutjeshëm.
Me 20 janar u dha lajmi se ai ka vdekur, sepse nuk ka arritur të iu mbijetoj plagëve të rënda.
Me 21 janar ai u varros në qytetin e tij./Lajmi.net