Aksident i rëndë në rrugën Fushë Kosovë – Prishtinë

Një aksident ka ndodhur në mes të dy veturave në rrugën Fushë Kosovë – Prishtinë, raporton Gazeta10.

Pas përplasjes në mes vete, veturat kanë goditur edhe shtyllën elektrike.

Policia është prezente në vendin e ngjarjes, por ende nuk dihet a ka të lënduar.

Nga aksidenti është bllokuar edhe rruga kryesore, veturat po përdorin rrugët alternative.

Gazeta10 ka kontaktuar me Policinë e Kosovës dhe është duke pritur një përgjigje zyrtare.

Më poshtë mund ti ndiqni fotot.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Verified by MonsterInsights