Një superhënë ka ndriçuar qiellin në të gjithë botën duke përkuar me një eklips të pjesshëm të Hënës. Hëna u shfaq më e ndritshme dhe më e madhe mbrëmjen e së martës. Superhënat ndodhin kur Hëna është në pikën më të afërt me Tokën në orbitën e saj.
Një eklips i rrallë i pjesshëm hënor kur hija e Tokës mbulon një pjesë të Hënës ndodhi gjithashtu me rreth 4% të diskut të Hënës të mbuluar në errësirë. Gjatë natës nga e marta në të mërkurë, eklipsi i pjesshëm hënor ishte i dukshëm në të gjithë globin me disa nga pamjet më të qarta në Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA.
Në Mbretërinë e Bashkuar ndodhi midis orës 01:40 dhe 05:47, duke arritur kulmin në orën 03:44. Për ata në SHBA, eklipsi është i dukshëm midis orës 20:41 dhe 00:47 – ose 22:44 në maksimum. Eklipsi ishte gjithashtu i dukshëm në Amerikën Latine, Evropë dhe Afrikë, si dhe pjesë të vogla të Azisë dhe Lindjes së Mesme.
Hëna e plotë e këtij muaji, e njohur si Hëna e Harvest, është e dyta nga katër “superhënat” e këtij viti. Eklipsi tjetër i pjesshëm do të jetë në gusht 2026, i cili do të jetë i veçantë pasi rreth 96% e Hënës do të jetë në hije.