Ekspertja tregon pse nuk duhet të flisni kurrë në punë për jetën personale

Një eksperte e burimeve njerëzore (HR) u ka kërkuar njerëzve që të mos e bëjnë këtë gabim të zakonshëm në punë nëse shpresojnë të ngritën në detyrë.

Valerie Rodriguez, një eksperte e HR-it pohon se janë disa sjellje që ajo nuk do t’i bënte në bashkëveprim me kolegët, shkruan The Mirror.

Duke folur nga përvoja, Valerie ndau disa nga njohuritë e saj dhe potencoi se janë disa tema specifike që duhet t’i shmangni gjithmonë nëse keni shpresa të ngriteni në pozitë.

Ekspertja 31-vjeçare nga New Jersey u shpreh nuk duhet ta diskutoni kurrë jetën tuaj personale me kolegët, të jeni shumë të përulur dhe nuk duhet të qëndroni kurrë më shumë se dy orë në një aktivitet social pune.

Valerie tha se gjithmonë duhet të shmangni shpërndarjen e tepërt të informacionit personal, madje edhe me mikun tuaj të punës, pasi kjo mund t’ju pengojë në të ardhmen.
“Nëse ndani detaje të tepërta në punë ju bën më shumë dëm se sa mirë, sepse i lejon njerëzit të marrin supozime ose vendime për ju”, theksoi ajo.

Ekspertja madje ndau një përvojë personale, ku i kishte thënë njëri prej kolegëve të saj se kishte probleme me makinën e saj. Disa muaj më vonë, ajo shpresonte të ngritej në pozitë, por një pjesë e punës përfshinte udhëtime shtesë me makinë dhe menaxheri i saj i kishte thënë se kishte shqetësime se ajo mund të përballej me probleme me vozitje, duke humbur kështu pozitën e lartë.

Valerie tha se kjo e bëri atë të kuptonte se nuk duhet të ndajë çështjet e jetës personale me kolegët, pasi u jep njerëzve “mundësinë” të marrin vendime për ju.

Një tjetër gjë që gjithashtu nuk duhet ta bëni sipas ekspertes është të mos jeni shumë e përulur, – megjithatë, ajo u bëri thirrje njerëzve që të mos bëhen edhe shumë mendjemëdhenj.

Thënë kështu, Valerie beson se mund të gjeni ekuilibrin e duhur për të qenë i sjellshëm dhe empatik, por në të njëjtën kohë, të mos i lejoni njerëzit “t’ju shkelin” si dhe të mos e vendosni veten të fundit kur krahasoheni me të tjerët.

Ajo deklaroi se me kalimin e njerëzve, e ka parë se njerëzit më të suksesshëm do të jenë të drejtpërdrejtë dhe “më të zëshëm” për atë që kanë arritur, krahasuar me njerëzit më “të përulur” që janë anashkaluar për ngritje në pozitë.

“Unë vetë dikur kam besuar se puna ime do të flasë vetë, por që atëherë kam mësuar se nëse nuk avokohesh për veten, askush tjetër nuk do ta bëjë këtë për ju”.

Së fundi, Valerie këshilloi njerëzit të mos qëndrojnë shumë gjatë në eventet e punës, por vetëm disa orë.

Ajo thotë se asgjë e mirë nuk vjen nëse festoni për shumë orë bashkë në një event pune.

Si zyrtare në HR, ekspertja deklaroi se zakonisht duhej të qëndronte deri në fund të çdo ngjarjeje dhe pranoi se ka parë disa ndërveprime “më pak se të shijshme” midis kolegëve.

Shpesh është alkooli, shtoi ajo, megjithëse ka edhe punonjës të matur që marrin ‘vendime të këqija’.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here