Kemi dëgjuar miliona herë që më mirë është të jetë i ndezur bojleri vazhdimisht sesa ta fikni, sepse kështu, gjoja, kursehet energjia elektrike. Ja cila është e vërteta.
Dilema e përhershme e çdo familjeje është – a ta fikin apo ta lënë vazhdimisht bojlerin të ndezur, në mënyrë që të shpenzojnë më pak rrymë.
Edhe pse te shumica mbizotëron dilema që a është më mirë ta lëmë bojlerin të punojë, sepse me rastin e çdo ndezjeje shpenzon më shumë energji elektrike për ngrohje të sërishme, përgjigjja është plotësisht e kundërt.
Dinamika e shpenzimit varet se a e fikni apo vazhdimisht e lini të ndezur.
– Varësisht nga ajo se për çka shpenzoni ujin e ngrohtë dhe sa shpesh, rekomandohet që megjithatë bojleri të fiket kur rryma është e shtrenjtë.
Për shembull, një familje katëranëtarëshe më mirë është që bojlerin ta ndezë natën kur rryma është më e lirë dhe ta fikë në mëngjes kur rryma është më e shtrenjtë, dhe që në mbrëmje ta ringrohë.
– Në banesat në të cilat jeton një anëtar, rekomandohet të përdorë përparësitë e rrymës së lirë, sepse ajo akoma është disa herë më e lirë, vetëm se ai me siguri nuk duhet që ta ringrohë.
Është bindje e gabueshme që bojleri vazhdimisht të jetë i ndezur, sepse termorregullatori e ndez dhe e fik sipas temperaturës së paracaktuar dhe që atëherë gjoja shpenzon më pak energji elektrike.
Veç kësaj, bojleri i ndezur vazhdimisht edhe ditën edhe natën, krijon rrezik potencial nëse ndonjë apo të gjitha elementet e sigurisë së bojlerit prishen.