Golfi prezantoi modelin e ri 8.5

Prodhuesi i njohur gjerman i veturave Volksawagen e ka prezantuar modelin e ri.

VW, para disa ditësh ka lansuar MK 8.5.

Tek kjo seri bie në sy ndryshimi në pjesën e përparme, në dizajnin e dritave dhe rrotave.

MK 8.5 për ‘meraklitë’ e Golf-it, ky lloj i veturës ka disa motore, duke nisur nga ai me benzinë 1.5-litërsh me 113 ose 148 kuajfuqi, manual me gjashtë shpejtësi.

Golfi po ashtu ofron edhe një version të motorit hibrid eTSI me motor 1.5-litërsh vjen me të njëjtën fuqi, automatik.

Ndërkaq, sa i përket modelit 2.0 TSI dhe 201 kuajfuqi vjen me marshin DSG me shtatë shpejtësi.

Modeli diesel 2.0-litërsh vazhdon të qëndrojë me 113 ose 148 kuajfuqi.

I pari është me marsh manual, e i dyti DSG.

Ata që nuk i duan motorët dizelë, kanë në dispozicion versionin eHybrid me 201 kuajfuqi.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Verified by MonsterInsights