Një aeroplan transportues ushtarak i tipit An-12 është rrëzuar në rajonin Kemerovo të Rusisë, në pjesën jugperëndimore të Siberisë, duke i lënë të vdekur 19 personat që ndodheshin në të, citohet të ketë thënë të martën Ministria e Mbrojtjes e Rusisë.
“Shkaktari preliminar i katastrofës është një problem teknik” – citohet të ketë thënë Ministria e Mbrojtjes, transmeton agjencia e lajmeve “Reuters”.
Agjencia ruse RIA e citoi këtë ministri të ketë thënë se aeroplani është rrëzuar në një zonë jo të banuar. Guvernatori rajonal, Ilya Seredyuk, duke shkruar në rrjetin “Telegram” nga vendi i aksidentit, tha se ekipet emergjente kishin shuar një zjarr. Ai shtoi se detyra kryesore e ekipeve në vendin e ngjarjes është që ta ndihmojnë hetimin e aksidentit.
Seredyuk, në një video të publikuar në internet, ku shfaqej vendi i ngjarjes, afër fshatit Yagunovo, tha se aeroplani ishte duke fluturuar nëpër rajon, kur ndodhi aksidenti.
A Russian Air Force An-12 cargo aircraft reportedly crashed in Kemerovo, Siberia, this evening. https://t.co/HCxbKJIh5S
— OSINTtechnical (@Osinttechnical) November 17, 2026
