Presidentja sjell në zyrë flamurin e UÇK-së, portretin e Adem Jasharit e vendos krah atij të Rugovës

Gazeta Nacionale ka siguruar një fotografi nga ambientet e Presidencës së Kosovës, ku shihen portretet e ish-presidentit historik Ibrahim Rugova dhe komandantit legjendar Adem Jashari.

Siç shihet në fotografi, Rugova dhe Jashari janë vendosur krah njëri-tjetrit, në dy portrete të mëdha.

Ajo që bie në sy është se, portreti i Adem Jasharit dhe flamuri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë vendosur për herë të parë në ambientet e Presidencës.

Flamuri i UÇK-së është vendosur në anën e djathtë, pranë portretit të komandantit legjendar Adem Jashari.

Në ambientin e fotografuar vërehen edhe disa detaje të tjera me domethënie historike dhe simbolike.

Pranë portretit të Ibrahim Rugovës shihet një koleksion gurësh të Trepçës, të ngjashëm me ata që ish-presidenti historik i përdorte gjatë takimeve me personalitete ndërkombëtare.

Gurët e Trepçës ishin ndër simbolet karakteristike që Rugova i prezantonte dhe i dhuronte në takimet me udhëheqës dhe figura të rëndësishme botërore.

Ndërkaq, në anën tjetër, pranë portretit të komandantit legjendar Adem Jashari, është vendosur një plis i bardhë, simbol tradicional i identitetit kombëtar shqiptar.

Lidhja Demokratike e Kosovës kishte shprehur kritika ndaj Presidencës, lidhur me pretendimet se portreti i ish-presidentit historik Ibrahim Rugova ishte larguar nga ambientet e institucionit.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME