Irani kërcënon ShBA-në: Mund të godasim të parët në rast të një sulmi të ri

Irani ka paralajmëruar se mund të ndërmarrë një sulm parandalues ndaj Shteteve të Bashkuara, nëse vlerëson se po përgatitet një ofensivë e re kundër tij.

Zëvendësministri i Jashtëm iranian, Kazem Gharibabadi, deklaroi se Teherani nuk do të presë të goditet i pari, duke ngritur shqetësimet për një përshkallëzim të ri ushtarak në Lindjen e Mesme.

Ndërkohë, SHBA-ja ka shtuar praninë e saj ushtarake në rajon, me mbërritjen e aeroplanmbajtëses USS Theodore Roosevelt, e cila i është bashkuar dy të tjerave.

Në anën tjetër, tensionet janë shtuar edhe në Bahrein, ku autoritetet kanë raportuar për sulme me dronë iranianë dhe kanë ngritur alarmin e sigurisë.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME