Kjo grua që po hyn në objektin e Gjykatës në Prishtinë, është një nga gjashtë personat e arrestuar të shtunën për trafikim të drogës.
E ndaluara bashkë me ish-ministrin Astrit Haraqija dhe katër të tjerë në një operacion anti-drogë të Policisë së Kosovës, është Albana Xhemajli, 26-vjeçare, me origjinë nga Komuna e Vitisë.Ajo, bashkë me pesë të dyshuarit e tjerë për trafikim droge, u paraqitën sot në seancën e procedurës paraprake, ku pritet të njoftohen me vendimin për masën e sigurisë.
Paparaci mëson se 26-vjeçarja është motra e Arbiana Xhemajlit, anëtares së Partisë Demokratike të Kosovës dhe ish-kandidates për deputete në zgjedhjet e shkurtit të vitit 2025.Sipas dosjes së Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Xhemajli dyshohet se bashkëjetonte me Jeton Stanovcin, njërin nga gjashtë të arrestuarit në operacionin policor të së shtunës. Ajo dyshohet se mblidhte paratë e fituara nga aktiviteti kriminal, bazuar në dosjen e Prokurorisë.
Sipas të dhënave publike, e ndaluara për trafikim të substancave narkotike është teknike e farmacisë me profesion.Në operacionin e koduar “Heshtja”, Policia sekuestroi 1.6 kilogramë kokainë me vlerë të përllogaritur rreth 111 mijë euro, si dhe gjashtë vetura të markave luksoze si Mercedes, Porsche, Audi dhe Volkswagen Tiguan.
