Çështjet rajonale në fokus: Erdogan e Trump bisedojnë për situatën në Ngushticën e Hormuzit, Jemen dhe luftën në Ukrainë

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin amerikan, Donald Trump. Sipas një njoftimi të Presidencës turke, gjatë këtij komunikimi, Trump ka shprehur urimet e tij për suksesin e Samitit të Organizatës së Shteteve Turkishtfolëse.

Nga ana e tij, Erdogan ka theksuar se Ankaraja do të vazhdojë përpjekjet për zhvillimin e marrëdhënieve me Uashingtonin dhe për forcimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat.

Ai ka vënë në dukje se marrëdhëniet mes dy vendeve do të shënojnë 100-vjetorin e tyre vitin e ardhshëm.Një tjetër temë e diskutuar gjatë bisedës ishte situata në Ngushticën e Hormuzit dhe në Jemen. Erdogan ka deklaruar se zhvillimet në këto zona po ndiqen nga afër dhe se po bëhen përpjekje për zgjidhjen e çështjeve përmes rrugëve diplomatike.

Gjatë bisedës është diskutuar edhe lufta mes Ukrainës dhe Rusisë. Presidenti turk ka rikonfirmuar gatishmërinë e Ankarasë për të mbështetur përpjekjet diplomatike mes dy vendeve, me synimin për të ringjallur procesin e negociatave dhe për t’i dhënë fund luftës.

Kjo bisedë telefonike zhvillohet në kuadër të kontakteve mes Ankarasë dhe Uashingtonit për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe. Gjithashtu, palët kanë trajtuar çështje që prekin sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME