Në emisionin Kojshia Show, këtë javë të ftuar ishin islamologia Ikballe Huduti, bashkëshorti i saj Luani Broker, si dhe Peshkopi i Kosovës Nikolla Xhufka.
Gjatë debatit për hyrjen e mundshme të Ikballe Hudutit në Big Brother VIP Kosova, Peshkopi Nikolla Xhufka kritikoi ashpër idenë, duke thënë se “një grua e mbuluar nuk duhet të shfaqet në një reality show të tillë”.
Kjo deklaratë shkaktoi reagim të menjëhershëm nga burri i Ikballes, Luani Broker, i cili mbrojti publikisht gruan e tij, duke theksuar se “veshja nuk përcakton karakterin e njeriut”.
Debati u ndez për disa minuta, por u menaxhua me qetësi nga moderatori Sadri Imeri.
Për ta parë debatin e plotë, ndiqeni videon më poshtë:
