Të ngrënit më shumë se një vezë në javë ul rrezikun e Alzheimerit me 47%

Një studim i botuar në “Journal of Nutrition” zbuloi se të rriturit – që hanin më shumë se një vezë në javë kishin një rrezik prej 47% më të ulët për të zhvilluar demencë të Alzheimerit krahasuar me ata që hanin rrallë vezë.

Studimi 6-vjeçar me mbi 1000 pjesëmarrës zbuloi gjithashtu se 39% e kësaj mbrojtjeje të trurit vinte nga kolina – një lëndë ushqyese e bollshme që gjendej në të verdhën e vezës. Prej dekadash vezët janë rekomanduar të konsumohen në sasi të reduktuar për shkak se ato përmbanin kolesterol.

Për vite me radhë, autoritetet shëndetësore kanë paralajmëruar për rrezikun e ngrënies së vezëve, nga frika se ato do të rrisnin kolesterolin në gjak dhe nxisnin rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Por kërkimet moderne e kanë hedhur poshtë këtë, duke treguar se kolesteroli dietik ka ndikim minimal në kolesterolin në gjak për shumicën e njerëzve. Tani po zbulojmë se vezët në të vërtetë mund të jenë ushqime mbrojtëse të trurit.

Një vezë siguron 25% të nevojave tuaja ditore për kolinë – një lëndë ushqyese që shumica e njerëzve kanë mungesë, por thelbësore për kujtesën, të mësuarit dhe funksionin njohës.

Ky studim sugjeron që veza – dikur e konsideruar si një dëmtues i dietës – mund të jetë një nga mënyrat më të thjeshta të të ushqyerit për të mbështetur shëndetin afatgjatë të trurit.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME