Kryeprokurori takon një delegacion nga Thesari amerikan, diskutohet edhe për bashkëpunimin në konfiskimin e pasurive të paligjshme

Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka pritur në takim përfaqësues nga delegacioni i Departamentit të Thesarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës të kryesuar nga Joseph W. Burke dhe Norman Richard Smith.

Prokuroria tha se në fokus të diskutimeve ishte edhe sekustrimi dhe konfiskimi i pasurisë së paligjshme.

“Në fokus të diskutimeve të përbashkëta ishte forcimi i bashkëpunimit të ndërsjellë në fusha të ndryshme, veçanërisht në luftimin e pastrimit të parave, sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive të paligjshme, hetimin dhe zbulimin e veprave penale të natyrës financiare dhe të të gjitha formave të sofistikuara të kriminalitetit ekonomik, si dhe ofrimi i ekspertizës dhe njohurive profesionale për prokurorët e shtetit në forcimin e kapaciteteve profesionale dhe institucionale për luftimin e kriminalitetit financiar dhe ekonomik”, thuhet në njoftim.

Sipas Prokurorisë së Shtetit, “përfaqësuesit e Departamentit të Thesarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjithashtu shprehën gatishmërinë e tyre për të mbështetur mekanizmat e krijuar nga Kryeprokurori i Shtetit, veçanërisht të mekanizmit Mbikëqyrës të Punës së Prokurorit të Shtetit”.

“Kryeprokurori i Shtetit shprehu gatishmërinë e tij për thellimin e bashkëpunimit me Departamentin e Thesarit të SHBA-së me qëllim të ngritjes së efikasitetit në forcimin e sundimit të ligjit dhe fuqizimin e kapaciteteve profesionale për prokurorët e shtetit”, thuhet në njoftim.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME