Një filial i një institucioni financiar është grabitur sot në Prishtinë.
Grabitja, e cila dyshohet se ka ndodhur nën kërcënimin e armës, ka ndodhur në lagjen Bregu i Diellit, në afërsi të shkollës fillore ‘Ismail Qemajli’.
Policia ka dal në vendin e ngjarjes, raporton Paparaci.
Zyra për media e Policisë së Kosovës nuk ka dhënë ende detaje për rastin, pavarësisht insistimit të Paparacit për të marrë një përgjigje nga policia.