Spiropali shtrëngon duart me ministrin e jashtëm serb në Nju Jork, Gjuriç “e fsheh” foton me kryediplomaten shqiptare

Gjatë qëndrimit në Nju Jork në kuadër të mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ministrja jonë e jashtme, Elisa Spiropali ka marrë pjesë edhe në një takim të Nismës Adriatiko- Joniane.

Pjesëmarrjen në këtë tryezë ajo e ka njoftuar përmes një njoftimi të shpërndarë nga zyra e shtypit.

“Përgjatë mëngjesit të sotëm të punës në Nju Jork me homologë dhe partnerë të Nismës Adriatiko-Joniane, theksova se bashkëpunimi rajonal gjithëpërfshirës është nevojë strategjike për përshpejtimin e integrimit në BE🇪🇺 të rajonit tonë”, shkruan Spiropali.

Së bashku me njoftimin ministrja e Jashtme ka publikuar një foto teksa shtrëngon duart me homologun e saj serb Marko Gjuriç.

Nga ana tjetër kreu i diplomacisë së Beogradit ka përmendur organizatorin e këtij takimi, ministrin e jashtëm të Maqedonisë së Veriut, ndërkohë që bie në sy fakti që nuk e ka publikuar foton me ministren Spiropali.

“Duke nisur Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së të këtij viti #UNGA80 me pjesëmarrjen në mëngjesin joformal të punës së Ministrave të Jashtëm të Nismës Adriatiko-Joniane, të organizuar nga kolegu im @mucunski.

Si një vend që e vendos bashkëpunimin rajonal në qendër të politikës së jashtme, #Serbia e sheh #AII si një platformë jetike për forcimin e lidhjes në rajonin tonë në mënyra praktike dhe të orientuara drejt njerëzve, duke kontribuar njëkohësisht në përparimin e një agjende pozitive në fqinjësinë tonë – një agjendë që ndërton besim, forcon qëndrueshmërinë dhe krijon mundësi të reja për qytetarët tanë”, shkruan Gjuriç.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME