Piloti tenton të fluturojë i dehur, arrestohet në kabinë pak para ngritjes

Një pilot me emrin David Paul Allsop u arrestua për shkak se ishte në gjendje të dehur para se të fluturonte me fluturimin Southwest Flight 3772 nga aeroporti Savannah Hilton Head për në Chicago në fillim të këtij viti.

Pamjet e reja të kamerave trupore të policisë kanë zbuluar momentin e saktë kur ai u ndalua në kabinën e pilotit para se të ngrihej.

Allsop u nxor nga kabina pasi një oficer i Administratës së Sigurisë së Transportit (TSA) raportoi se një anëtar i ekuipazhit dukej i dehur, përcjell Telegrafi.

Në video, piloti mund të shihet duke dalë nga dera e kabinës së fluturimit Southwest Flight 3772 dhe duke u përballur me dy oficerë.

Pamjet e kamerave të policisë tregojnë 52-vjeçarin duke u përpjekur të ecë në vijë të drejtë dhe duke dështuar.


Sipas raportimeve, licenca e pilotit u pezullua dhe ai u akuzua për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit dhe iu ndalua të fluturonte atë ditë.

Edhe pse nuk u specifikua në arrestim, ligji amerikan u ndalon pilotëve të fluturojnë me një nivel alkooli në gjak mbi 0.04.

Ndryshe, fluturimi u nis me një vonesë prej katër orësh pasi u sigurua një pilot zëvendësues.

Sipas raportimeve, Allsop u dënua me 10 muaj burgim pasi u deklarua fajtor për paraqitje në detyrë si pilot ndërsa ishte nën ndikimin e alkoolit.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME