Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pranoi letër urimi nga kryeministri i Maltës, Robert Abela, me rastin e rizgjedhjes në krye të Qeverisë.
Në letrën e tij, Abela ka theksuar marrëdhëniet e mira dypalëshe ndërmjet dy vendeve dhe gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin, si dhe për të forcuar lidhjet e miqësisë ndërmjet Kosovës dhe Maltës.
“Dua të riafirmoj mbështetjen e palëkundur të Maltës për aspiratat evropiane të Kosovës dhe t’ju uroj sukses teksa vendi juaj vazhdon të përparojë në rrugën evropiane”, shkroi kryeministri Abela.
