Detaje të reja: Gani Geci u shoqërua në Polici vetëm për sqarim

Gazeta Nacionale ka mësuar detaje të reja lidhur me shoqërimin e Gani Gecit në Polici, pranë stacionit të B92 në Prishtinë.

Burime të Nacionales brenda Policisë së Kosovës kanë bërë të ditur se Geci nuk është arrestuar, por është shoqëruar vetëm për sqarim.Shoqërimi i Gecit vjen pas incidentit me gazetarin Lirim Mehmetaj. Ky i fundit ka deklaruar se është kërcënuar nga familja Geci pas një postimi kritik ndaj deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci.Mehmetaj kishte deklaruar se familjarë të Gecit i kishin kërkuar të hiqte ose ndryshonte postimin e tij, gjë që ai kishte refuzuar.

Gazetari kishte bërë të ditur se kërcënimet e pretenduara i kishte raportuar edhe në Policinë e Kosovës.

Nga ana tjetër, Gani Geci kishte njoftuar për një takim mes familjarëve, ku, sipas tij, ishte arritur një marrëveshje që palët të mos merreshin më me njëra-tjetrën në publik.

Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga Policia e Kosovës lidhur me shoqërimin e Gecit.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME