Eshtë tensinuar situata para Ministrisë së Arsimit. Polcia ka përdorur autobotin me ujë për të shpërndarë protestuesit.
Tenionet u përshkallëzuan pasi protestuesit shkulën kangjellat e hekurta që ndodheshin në trotuar dhe tullat, duke i hedhur në drejtim të godinës dhe duke thyer xhamat e dritareve.
Më pas, ata tentuan të shqyenin derën e hekurt për të hyrë brenda godinës. Protestuesit hodhën flakadanë dhe sende të forta në drejtim të policisë, e cila u kundërpërgjigj duke përdorur gaz lotsjellës.
