Gjendet pa shenja jete një 53-vjeçar në shtëpinë e tij

Një 53-vjeçar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij sot rreth orës 08:00 në Gjilan.

Këtë për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhëndës polici për rajonin e Gjilanit, ku bëri të ditur se viktima është gjetur nga familjarët e tij.

Osmani bëri të ditur se me urdhër të Prokurit të Shtetit, rasti është inicuar “Hetim i vdekjes”, ndërsa shkaqet dhe rrethanat e këtij rasti po hetohen nga Njësiti i Hetimeve Rajonal në Gjilan.

“Me datën 16.08.2025 rreth orës 08:00 kemi pranuar informacion se në qytetin e Gjilanit një person mashkull i vitit të lindjes 1972 nga familjarët është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.

Njësite policore relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes së bashku me ekipin emergjent mjekësor nga të cilët është konstatuar se personi i lartëcekur është pa shenja jete.

Me urdhër të Prokurit të Shtetit, rasti është inicuar “Hetim i vdekjes”, ndërsa shkaqet dhe rrethanat e këtij rasti po hetohen nga Njësiti i Hetimeve Rajonal në Gjilan.

Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të Prokurorit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, tha Osmani.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME