Trumpin e ndjek ariu në takim me Putin, Zelensky i përgjon! Video me AI në rrjet

Në një zhvillim të rëndësishëm diplomatik, dy liderët e fuqishëm, Donald Trump dhe Vladimir Putin, do të mblidhen në Alaskë për të diskutuar mbi krizën mes Rusisë dhe Ukrainës.

Ajo që e bën këtë takim veçanërisht të veçantë është pritshmëria e madhe dhe reagimet e shumta që kanë shpërthyer në rrjetet sociale, ku janë publikuar edhe video kreative që shprehin me humor tensionet dhe pritjet për bisedimet.

Në një prej këtyre videove, të krijuar me teknologjinë e inteligjencës artificiale, shfaqen presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe kryetarja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen duke monitoruar nga larg dy protagonistët kryesorë.

Në vijim, Trump dhe Putin paraqiten në një peizazh me dëborë, ku aventura merr kthesë kur një ari polar fillon t’i ndjekë ata, duke krijuar situata komike dhe të papritura.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME