Vritet një grua në Prishtinë, dyshohet me armë zjarri

Një vrasje e rëndë ka ndodhur sonte në Prishtinë, ku si pasojë e të shtënave me armë ka humbur jetën një grua, raporton Gazeta Sinjali.

Siç merr vesh Sinjali, viktimë është gruaja e N. M, ish këshilltar në presidencën e Kosovës.

Rasti dyshohet të ketë ndodhur pas një incidenti, ku familja Murseli është përballur me disa grabitës.

Sipas informacioneve të para, ai bashkë me gruan kanë qenë në veturë, ku si pasojë e të shtënave, gruaja e tij mbeti e vdekur, kurse ai dhe fëmijët kanë shpëtuar.

E konfirmon Policia e Kosovës, gruaja e ish-këshilltarit të presidentit u vra në veturë

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here