Zbulimi shkencor në Harvard nga mjeku shqiptar: Ja si mund të shpëtohen jetët e mijëra foshnjave!

Doktori shqiptar Kujtim Thaçi ka shënuar një arritje të jashtëzakonshme në fushën e mjekësisë, duke u bërë shqiptari i parë që publikon si autor i parë një punim shkencor në bashkëpunim me Harvard Medical School, një nga institucionet më prestigjioze në botë.

Në një intervistë për emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, Thaçi foli për rëndësinë e këtij suksesi dhe ndikimin që ky publikim mund të ketë në praktikën mjekësore.

“Është nder dhe krenari të publikosh në Universitetin e Harvardit, gjegjësisht në Fakultetin e Mjekësisë të këtij universiteti, një ndër më të mirët në botë”, tha ai, transmeton Klankosova.tv.

Punimi i tij shkencor trajton qasje të reja në fushën e imunologjisë dhe neonatologjisë, me fokus të veçantë në hemokromatozën neonatale, një gjendje e rrallë por serioze që prek foshnjat.

Sipas Thaçit, ky hulumtim mundëson zhvillimin e modaliteteve të reja diagnostikuese dhe terapeutike, të cilat mund të ndryshojnë trajtimin e kësaj sëmundjeje në të ardhmen.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here