Kimete Berisha e zhgënjyer tregon si i bindi prindërit ta votojnë Kurtin dhe VV-në

Gazetarja Kimete Berisha nëpërmjt një postimi në Facebook ka treguar si e ka bindur babain dhe nënën e saj ta votojnë Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryeministrin Albin Kurti duke artikuluar në një formë zhgënjimi veprimet e qeverisë Kurti.

Ajo ka treguar edhe për emrat të cilët i ka thënë babait të saj t’i votojë në Lëvizjen Vetëvendosje dhe thotë se prindërit “nuk ia kanë prishur qejfin”.

Megjithatë, ajo ka shprehur zhgënjimin me qeverisjen e Kurtit e sidomos me pranimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Në postimin e saj, në formë rrëfimi ajo ka shprehur kritikën dhe zhgënjimin e saj me Kurtin.

Ky është postimi i saj:

Albin?
– Kur e kam bindur babën tim që ta votoj Albinin, më ka thënë:
‘Bijë, ne jemi të Drenicës, ti e di se neve na e kanë inat, ne duhet ta mbajmë njëri-tjetrin’.

– Në vend të
përgjigjes ia kam dhënë emrat që duhet t’i votonte:
E para Saranda, e dyta Vasfija; e treta Adriana, e katërta Donika, i pesti: Vitija.

– Me nanën kollaj.
Ajo nuk ma ka prishur qejfin.
Prandaj, unë i dua ata që më ‘lëmojnë’.
Unë e di që ajo dashuri ‘me lëmime
s’është e vërtetë (është zbukurim
i dashurisë),
por aq magjike më duket ajo ndjenjë, sa që e jap të vërtetën për të, përkohësisht.

S’janë as 3 veta që më
marrin me të mirë ‘më lëmojnë’, fati im, se isha shkrirë.
– Më pëlqen të
shkrihem, e jo të thyhem.

– Sipas Shopenhauer-it, mua më pëlqen të zvogëlohem, se vetëm kur më ‘lëmojnë kokën’, ma ulin kokën.
Dhe vetëm kur e ulë kokën e ndjehem e vogël – unë ndjehem mirë.

– Atëbotë, kur unë e çova peshë Mitrovicën dhe diasporën për Albin Kurtin, ai nuk kishte sekrete.
– Lëre që nuk kishte sekrete, por ua interpretonte të gjithë kundërshtarëve edhe mendimet më të errëta.
– Prandaj, më pëlqente.

Se dukej: shkollar por bandit;
intelektual por rebel;
filozof por popullor;
më pëlqente se dukej edhe arrogant i krisur, i lirë, më i lirë se çlirimi.

– Dhe Liria e bënte lider.
Unë i besoja shumë.
Tash, ku je?
Nuk të gjej.

– E ka zbutur pushteti (ata që të lëmojnë – të zbusin), e shoh që mban sekrete me Serbinë, me evropianët, me krejt mëhallat e botës, e veç popullin e tij e privon nga e drejta për ta ditur fatin e tij, shkruar nga orakulli i Delfit.
A është e mundur?
Është e mundur.

E shihni vet, me Aleksandër Vuçiqin e mban sekret fatin e Kosovës në Asociacion.
– Albini u bë truproje e sekretit të
përkohshëm, se ky sekreti i draftit të

Asociacionit është sekret publik, sekret qesharak, i ndarë me krejt botën, përveç me t’shtëpisë….
se sikur të ishte sekret i përhershëm, nuk do t’i binte hise këtij.
– S’ka gajle që s’është fer, por nuk është punë e mençur të kesh sekrete.

Sekreti ta turbullon mendjen.
Sekreti të rrudhë.
Sekreti të bën të dyshimtë.
Sekreti ta humb kreativitetin.
Sekreti është tregues se Ti s’je i lirë.
Sekreti është i pamoralshëm.

– I ke parë ato gratë
e burrat e zënë në dy-a më shumë afera (ata i quajnë
dashuri se janë të
mjerë, nuk e dinë se dashuria është e lirë, nuk duron pushtet, nuk duron errësirë, nuk duron sekrete.
….

Të ishte mollë e ndaluar – dashuria do të ishte mëkat…
Po si mund ta dijë
çka është dashuria njeriu i robëruar, i bodrumeve, i territ,… e i fshehtësive).

– I urrej sekretet…dhe befasitë.
Sikur ta kisha një sekret, nuk do të mund të
shkruaja të vërtetën, se për ta thënë të vërtetën duhet të
jesh i lirë…
e sekreti të frikëson, të
shantazhon, të
dirigjon…
Prandaj, Liria indkviduale vjen nga pastërtia.

– Albin!
Ti duhet t’ia tregosh shoqes tënde (që nuk i gjendet shoqja), draftin e Asociacionit, jo për hatrin tim, por për të mirën tënde.
Ti nuk je truproje e sekreteve të
përkohshme.

Ata që kërkojnë nga ti t’ua ruash sekretin kundër popullit tënd, ata janë ‘askushi’, nuk janë liderë!
– Se asnjë opozitë, asnjë kundërshtar, asnjë armik nuk të ka dëmtuar më shumë se sa gabimi yt që ke pranuar të ndash sekrete me Aleksandër Vuçiqin, fshehur popullit tënd.

– Është grackë qesharake kjo, që të bën të përdorshëm, sepse as sekret nuk është, që
thashë…
sekreti të lidh me errësirën përgjithmonë, e në rastin tënd sekreti është fals.

– Anipse e kam
ditur se shumë gjatë
do të jesh në pushtet, unë kam shkruar pa pushim kundër teje (shpesh e kam tepruar, e di)…
sepse vërtetë të kam
besuar dhe vërtetë, me loçkë të zemrës jam zhgënjyer. …
Dhe e kam
paguar shtrenjtë, në atmosferën e një
vetmie kozmike.

– Unë ende jam aty ku kam qenë – shpesh vuaj, por Liria individuale më shëron!
– S’di qysh…..ndodhi.., mbeta një idealiste budallaqe që kurrë s’u mbush mend!
– Por, ne mund të pajtohemi, nëse
i përmirëson sjelljet.
– Dhe një ditë baba më tha:
Krejt – krejt, por Donikën pse më the ta votoj.
Kësaj here iu përgjigja:
– Sepse gjithmonë më kanë mashtruar, Miftar (se unë kur hidhërohem i thërras njerëzit me emër e mbiemër).
– Por unë asnjëherë në jetë askënd nuk e kam mashtruar.
Sepse, jam e lirë.

P.S. 25.11.2023.
Borë.
Sikurse gjuha e gojës, asnjë fjollë bore nuk është e njëjtë me tjetrën.
Kjo më jep pak ‘shpresë të ftohtë’, si ‘sarkazma e thatë’
që kurrë nuk arrij ta kuptoj.

– Për dashuri do t’ju shkruaj pasdite.
Se përveç
krizës së besimit, po e kaloj edhe një krizë të dashurisë.
Jam e pafajshme.

– Nëse dal ta kërkoj Zotin që
më ka humbur përpara syve, kam frikë se do ta humb rrugën e s’do të dijë të kthehem në shtëpi.
– Një fustani kuq po thahët mbi telat e ngrohjes.
– Rrotat e dimrit i kam në hotel.
– Në prehër e kam librin e Veli Karahodës ‘Fundi i palavdishëm i Igor Bagrickit’.

Por, e ndala leximin tek faqja 120, veç për një fjalë..
(Ky shkrim u shkrua për së dyti, sepse herën e parë shkrimi m’u ‘zhduk’ para syve…
Veç kush e ka provuar e di çfarë po ndjej, e meqë jam fillikat vetëm, e s’pata kujt t’i qahem…
nuk guxova t’i gjuhem vetes.
/oh, jo. mos. të lutem…jooo…
e lypa në notes, nuk e
gjeta, e qita një kafe…
u mërzita pak dhe e shkruva prej fillimit, e vetëdijshme
se ‘dy herë nuk hyhet në të njëjtin lum’).
– Ju dua -Ju urrej!

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here