Dy persona humbën jetën kur një aeroplan privat u rrëzua sot në Greenville të Karolinës së Veriut, thanë autoritetet lokale.Aksidenti ndodhi pranë aeroportit Pitt Greenville rreth orës 7:50 të mëngjesit me orën lokale, raportoi ABC11.
Autoritetet thanë se një hetim është duke u zhvilluar dhe se nuk ka të mbijetuar në aksident. Administrata Federale e Aviacionit Amerikan (FAA) njoftoi se avioni ishte një Beechcraft Bonanza dhe se në bord ndodheshin dy persona. Sipas televizionit amerikan, askush nuk u lëndua në vendin ku u rrëzua avioni.