Policia e Shtetit të Shqipërisë ofron 10 mijë euro shpërblim për këdo që ofron informacion të vlefshëm mbi vendndodhjen e Daut Lazes, i cili është arratisur nga burgu i Shënkollit mbrëmjen e së hënës.
Mungesa e Daut Lazes u konstatua në orët e para të mëngjesit të sotëm gjatë ndërrimit të turneve dhe kryerjes së apelit në Institucionin e Posaçëm Mjekësor, Lezhë.
Daut Laze është arrestuar në vitin 2021, për veprën penale “Dhuna në familje”, dhe në vitin 2024, Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën “Mjekimi i detyruar në një institucion mjekësor”.
Policia njofton se 49-vjeçari paraqet rrezikshmëri shoqërore, prandaj i kërkon qytetarëve të njoftojnë menjëherë Policinë e Shtetit nëse kanë informacione për vendndodhejn e tij.Menjëherë pas njoftimit nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, se në orët e para të mëngjesit të sotëm, gjatë ndërrimit të turneve dhe kryerjes së apelit në Institucionin e Posaçëm Mjekësor, Lezhë, është konstatuar mungesa e pacientit, shtetasit Daut Laze, 49 vjeç, shërbimet e Policisë së Shtetit kanë organizuar punën dhe po kryejnë kontrolle intensive për gjetjen e tij.
Sqarojmë se shtetasi Daut Laze është arrestuar në vitin 2021, për veprën penale “Dhuna në familje”, dhe në vitin 2024, Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën “Mjekimi i detyruar në një institucion mjekësor”.
49-vjeçari paraqet rrezikshmëri shoqërore, prandaj kërkojmë ndihmën e qytetarëve, për të njoftuar menjëherë Policinë e Shtetit, për çdo të dhënë në lidhje me vendndodhjen e tij.