Ardhja e shqiptarofobëve

Nga Blerim Latifi

Në fillim erdhën turqit dhe na thanë: Bëhuni turq, se po mbetët shqiptarë flakët e xhehnemit do t’iu përvëlojnë, këndej dhe andej varrit!
Shumë nga ne i besuan dhe ne mbetëm më pak.

Pastaj erdhën serbët dhe na thanë: Shqiptarë, ju jeni njerëz me bisht, nënnjerëz, prandaj, ose rrini urtë nën çizmën e policit serb ose ju pret ferri i kombit hyjnor të Shën Savës.

Shumë nga ne i mbushën rrathët e këtij ferri dhe ne mbetëm më pak.
Pastaj erdhën komunistët dhe na thanë: Nacionalizmi është ideologji borgjeze, antiprogresive, prandaj, ose bëhuni internacionalistë jugosllavë, ose s’ka vend për ju në parajsën Bratstvo i Jedinstvo!

Shumë nga ne u besuan dhe ne mbetëm njerëz të dorës së dytë në rrugët e kësaj parajse të shpifur.

Pastaj erdhën burokratët ndërkombëtarë dhe na thanë: Mos u ndjeni shqiptarë, po kosovarë multietnikë, sepse nacionalizmi është primitivizëm, është tribalizëm, është gjë e turpshme në shekullin e ri!

Shumë nga ne u besuan dhe ne sot jetojmë të burgosur në absurditetin e qytetarisë pa komb,
duke nderuar një hymn pa fjalë,
dhe një flamur pa histori.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here